Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media ka ndarë detaje nga takimi i sotëm të komitetit të CEFTA-s që këtë vit kryesohet nga Serbia.
Hajdari ka thënë se pikë e parë e rendit të ditës në këtë takim ka qenë miratimi i vendimit për largimin e përfaqësimit të Kosovës nga UNMIK-u në këtë mekanizëm.
“Kemi pasur takimin special të komitetit të CEFTA-s të kryesuar nga Serbia për këtë vit. Në këtë takim si pikë e rendit të parë ka qenë miratimi i vendimit nr.8/2007 mbi rregullat e procedurës së funksionimit të CEFTA-s. Ju njoftojmë se përmes këtij vendimi të miratuar përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA dhe kjo vjen si rezultat i përpjekeve të shumta dhe konsistencës të Kosovës për të rregulluar pozicion e saj në këtë mekanizëm”, tha Hajdari.
Ajo shtoi se nga sot Kosova do të përfaqësohet nga institucionet e saj dhe pa prezencën e UNMIK-ut.
“Ky është një rezultat i madh i qeverisjes tonë”, ka thënë Hajdari.
Hajdari ka shtuar se janë miratuar gjithashtu 13 vendime të cilat kanë qenë në diskutim për 3 vjet në nivel teknik, por që nuk janë votuar deri pas rregullimit të përfaqësimit të Kosovës.
“13 vendimet tjera që janë mriatuar nuk janë të parëndësishme sepse përfshijnë qasje të barabartë ekonomike dhe tregtare në fushat: protokolli shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kuadër të CEFTA-s – një mekanizëm që ka qëllim të përcaktojë procedurën për zgjedhjen e barrierave të pajustifikuara apo shkeljen e marrëveshjes së CEFTA-s nga ndonjëra palë; vendimin për lehtësimin e tregtisë elektronike; vendimi në aspektin tregtar të të drejtave të pronësisë intelektuale; vendimin për disiplinat që vendosin një sistem të përgjithshëm për njohjen e kualifikimeve profesionale; vendim për lehtësimin e tregtisë për shërbimet të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë; vendimi për krijimin e sistemit elektronik për tregtinë e mallrave; vendimi për njohjen e programeve operatore ekonomik të autorizuar; vendimin për themelimin e organeve të CEFTA-s; vendimin për shërbimet për dorëzimin e parcelave ndërpalëshe; vendim për ndryshimin e funksionimit të sekretariatit të CEFTA-s; si dhe rekomandimin për lehtësimin e sigurimi të përgjegjësisë ndaj dëmit ndërmjet palëve të treta në kuadër të CEFTA-s”, ka thënë Hajdari.
Ministrja shtoi se procesi i votimit ka shkuar lehtë dhe pa ndonjë pengesë.
Ndërkaq këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj ka deklaruar se pas këtij vendimi, edhe tregu i përbashkët rajonal merr kuptim tjetër.
“Ky është një rezultat kolektiv i qeverisë, një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për proceset që i kemi sidomos në Procesin e Berlinit ku më 14 tetor do të arrijmë një marrëveshje të re dhe tregu i përbashkët rajonal tash merr një kuptim tjetër dhe me planin e rritjes nga BE-ja”, tha Zulfaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Trump: E gjithë bota po na grabit

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker