LAJMI I FUNDIT:

Rooney injoron Bellinghamin dhe Kanen kur emëron lojtarin më të mirë aktual të Anglisë

Rooney injoron Bellinghamin dhe  Kanen kur emëron lojtarin më të mirë aktual të Anglisë

Wayne Rooney ka zbuluar se kush mendon se është lojtari më i mirë i Anglisë dhe kjo mund të befasojë fansat.

Anglia do të përballet me Greqinë në Wembley të enjten përpara se të udhëtojë për t’u përballur me Finlandën të dielën.

Trajneri i përkohshëm Lee Carsley do të kërkojë të vazhdojë fillimin e tij të përsosur që nga zëvendësimi i Gareth Southgate pas Euro 2024.


Ai mori dy fitore në dy ndeshjet e tij të para, me fitoret kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës në shtator.

Carsley ka një numër lojtarësh të klasit botëror në skuadrën e tij duke përfshirë pretendentët për Topin e Artë Jude Bellingham, Harry Kane dhe Phil Foden.

Kur iu kërkua të zgjidhte lojtarin më të mirë në skuadër, ish-kapiteni i Anglisë, Rooney, nuk kishte asnjë dyshim.

“Phil Foden, për mua”, tha Rooney për talkSPORT. “E di që ai nuk ka luajtur aq shumë këtë sezon për Manchester Cityn, por Phil Foden në më të mirën e tij është lojtari më i mirë që Anglia ka”.

“Cole Palmer ka qenë sensacional që kur shkoi në Chelsea, dhe ju shihni gjithçka që Jude Bellingham po bën në Real Madrid. Por për mua, Phil Foden është i vetmi, më pëlqen shumë ta shikoj atë”.

“Ata janë shumë të talentuar. Thjesht shpresoj që të mos i kenë munguar në turnetë e fundit, sepse padyshim, dikush si Harry Kane, i cili ka shënuar shumë gola, nëse nuk do të jetë aty për dy vjet në të ardhmen, çfarë efekti ka kjo?”, shtoi më tej legjenda e Manchester United.

Foden u emërua lojtari më i mirë i vitit nga PFA dhe lojtari më i mirë i sezonit në Premier League për sezonin 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Ndërkombëtare
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Serie A
Kalo në kategori