Portieri Di Gregorio, nga kalimi te Juventusi te ftesa e Italisë – ai nuk e harron Interin, kohën e kaluar dhe mbështetjen e këtij klubi
Michele Di Gregorio është shprehur i lumtur nga ftesa e tij e parë për Italinë dhe tregon se si po përmirësohet dita-ditës që nga transferimi te Juventusi.
Portieri bëri lëvizjen e madhe nga Monza te Juve gjatë verës me kërkesë specifike të trajnerit të ri Thiago Motta, duke e dërguar Wojciech Szczesny në atë që supozohej të ishte një pension i parakohshëm derisa të kalonte te Barcelona.
Tani ai është ftuar me skuadrën e Italisë edhe për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Izraelit.
“Gjithmonë kam thënë se numri i portierëve të mëdhenj që ka Italia është i jashtëzakonshëm, kështu që jam shumë i lumtur në ftesën e parë”.
“Mezi pres të ndihmoj, ta vë veten në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Fillova në Serinë C në moshën 19-vjeçare, më pas tre vjet në Serinë B, u ngjita në top ligë me Monzën dhe më pas me Juventusin”.
“Dikush besoi në mua më shumë se unë ndoshta në veten time. Do të thosha se ka qenë një proces i vazhdueshëm rritjeje, duke dashur të provoj vazhdimisht veten në hapin tjetër”, ka deklaruar Di Gregorio për Rai Sport.
Ndërsa Juventus e filloi sezonin e Serie A me gjashtë ndeshje radhazi pa pranuar gol, kjo u prish në fundjavë me Cagliarin kur ndeshja u mbyll 1-1, e ku portieri pranoi gol nga penalltia.
“Trajneri dëshiron një skuadër që ndjek idetë e tij. Ai kërkon një mentalitet të caktuar dhe kjo na shtyn të mos lejojmë kurrë që niveli i fokusit të bjerë”, vazhdoi Di Gregorio.
Ndërsa Szczesny u largua, Juve ka end enë skuadër një emër si Mattia Perin dhe kjo lejon konkurrencë brenda grupit.
“Unë gjithmonë punoj që të jem në dispozicion të trajnerit në mënyrë që ai të marrë vendimet e tij. Mattia është një portier i madh dhe një person i madh, kështu që është e drejtë që të shtyjmë njëri-tjetrin ditë pas dite, për të përmirësuar veten”, deklaroi Di Gregorio.
Edhe pse tani është në Juventus, Di Gregorio doli përmes akademisë së të rinjve të Interit dhe u shit te Monza për 6 milionë euro në 2022 pas një huazimi fillestar.
“Kam kaluar akademinë e Interit nga fillimi në fund dhe kam takuar njerëz të mirë, ata kanë qenë edhe pranë meje kur kam humbur babanë. Më pëlqejnë shumë njerëzit që njoha atje”, deklaroi portieri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje