LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 – Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari 

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 – Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari 

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Ligën e Parë në të dyja Grupet A dhe B, ku nuk munguar rezultatet befasuese. 

Duke parë emrat e klubeve që janë në Ligën e Parë, stadiumet po mbushen me tifozë, pasi ndeshjet e bukura nuk po mungojnë. 

Grupi A, Vëllaznimi ka rrëmbyer pozitën e parë pas fitores ndaj Rahovecit si mysafir me rezultat 3-1.  Drenica nuk ka mundur të marr më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Mitrovicës si mysafir.  


Trepça ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 2-0.  Liria po ashtu nuk ka arritur të marr më shumë se sa një pikë në shtëpi ndaj Istogut pas barazimit pa gola. 

Fitore të madhe ka arritur Besa e Pejës duke e mposhtur Trepçën ‘89 në “Riza Lushta” me rezultat 3-1. 

Vëllaznimi është lider me 19 pikë, duke u ndjekur nga Drenica me 18 pikë dhe Trepça që ka 17 pikë. 

Trepça 89 si e katërta ka 12 pikë, aq sa ka edhe Besa e Pejës në vendin e pestë. 



Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re është njoftuar me humbje, duke pësuar nga Flamurtari me rezultat 1-0. Për Kuqezinjtë nga Prishtina kjo ishte fitorja e parë këtë sezon. 

Dinamo e Ferizajt ka shënuar fitore si mysafir i Ramiz Sadikut me rezultat 1-0. 

Edhe Vushtrria ka marr fitore, duke mposhtur 2 Korriku në shtëpi me rezultat 3-0. 

Fushë Kosova dhe Kika kanë ndarë pikët pas barazimit pa gola.  KEK-u ka arritur fitore të rëndësishme si mysafir me rezultat 3-1 ndaj Vjosës. 

Prishtina e Re mbetet lider me 21 pikë, ndërsa pas tyre janë Dinamo e Ferizajt me 17 pikë. 

Vushtrria tani ka 16 pikë dhe mban vendin e tretë, ndërsa KEK-u është i katërti me 14 pikë./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

Jorge Mendes jep sinjale se po e largon top lojtarin nga Barcelona

La Liga
Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

Ancelotti kryqëzon lojtarin e Real Madridit në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën

La Liga
Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Rio Ferdinand emëron dy lojtarët që e merituan të fitonin Topin e Artë, por nuk e fituan kurrë

Ndërkombëtare
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Tifozët e Liverpoolit janë habitur plotësisht pasi zbuluan emrin e vërtetë të Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori