LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi raportohet se ka vendosur të bëjë diçka që nuk e kanë bërë në pesë vitet e fundit pas lëndimit serioz që pësoi Dani Carvajal ndaj Villarrealit.

Mbrëmjen e së shtunës, madrilenët u rikthyen tek fitoret falë golave të shënuar nga Federico Valverde dhe Vinicius Jr, që i siguruan atyre një fitore me rezultat 2-0 ndaj Villarrealit në ‘Santiago Bernabeu’.

Sidoqoftë, kjo fitore pati një shije të hidhur për ta për shkak të lëndimit të tmerrshëm që pësoi veterani Carvajal, i cili ra në tokë në dhimbje të mëdha në sekondat e fundit të takimit.


Pas ndeshjes, ishte konfirmuar se 32-vjeçari ka pësuar këputje të ligamentit ACL, lëndim të cilin e kanë pësuar edhe David Alaba dhe Thibaut Courtois më herët.

Pas lëndimit të kapitenit të skuadrës, është raportuar se Reali mund të nënshkruaj me lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të janarit.

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Marca, ‘Los Blancos’ kanë vënë në shënjestër transferimin e një qendërmbrojtësi dhe nëj mbrojtësi të djathtë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Hera e fundit kur Real Madridi kishte bërë një transferim në janar ishte në vitin 2020 kur kompletuan transferimin e brazilianit Reinier Jesus.

Në ndërkohë, lojtari i fundit i cili u transferua për ekipin e parë të Realit në janar ishte Brahim Diaz në vitin 2019./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 - Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Vëllaznimi lider, Besa mposht Trepçën 89 - Prishtina e Re njoftohet me humbje nga Flamurtari

Liga e Parë
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas - Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën

Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas - Rezultatet dhe renditja pas javës së tetë në Superligën e Kosovën

Superliga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori