LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku humbjen jetën tre persona.

Rama përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre të rinjve në aksidentin në Liqenin e Badovcit.

“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Rama.


Ai ka thënë se janë me familjet e viktimave në këtë moment të vëshitrë.

“Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë”, ka deklaruar Rama.

Ndryshe Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, tre persona kanë humbur jetën.

““Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori