LAJMI I FUNDIT:

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar – njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar – njëri ende jo

Një aksident tragjik ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë me tre të rinj ka rënë në Liqenin e Badovcit.

Sipas informatave ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur autoritetet janë njoftuar se një veturë kishte rënë në liqen.

Njësitë e emergjencës, përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të të rinjve pas ndërhyrjes së ekipeve të zhytësve të FSK-së.


Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se dy nga viktimat tashmë janë identifikuar, ndërsa njëri ende mbetet i paidentifikuar.

“Dy viktima janë identifikuar, ndërkaq njëri ende jo. Të rinjtë kanë qenë rreth moshës 20 vjeç,” ka thënë Gashi.

E shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka treguar se vetura ishte zhytur në thellësinë e liqenit dhe përpjekjet për ta tërhequr nuk ishin të lehta.

“Me ndihmën e peshkatarëve dhe më pas të FSK-së, u arrit të gjendet vendndodhja e veturës dhe të nxirren trupat e viktimave,” ka deklaruar Gashi.

Ai bëri të ditur se dy trupa janë tërhequr nga uji, ndërkaq trupi i viktimës së tretë është gjetur brenda veturës.

Vdekjen e viktimave e konstatuan ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti,

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun që çoi në këtë tragjedi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murati

Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murati

Lajme
Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Lajme
​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

Lugina
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
Vendimi i Supemes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

Vendimi i Supemes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

Kalo në kategori