LAJMI I FUNDIT:

CNN: Melania Trump kërkoi 227 mijë euro për një intervistë

CNN: Melania Trump kërkoi 227 mijë euro për një intervistë
Foto: EPA

Para gati dy muajsh, CNN kishte kërkuar një intervistë me Melania Trump për të promovuar librin e saj të ri, në të cilat ajo trajton tema që nuk i kishte prekur më parë.

Pas disa shkëmbimeve e-mailesh për mundësinë e intervistës, publicisti i saj, Skyhorse Publishing, dërgoi një kërkesë të pazakontë: intervista do të kushtonte 250 mijë dollarë (për rreth 227 mijë euro).

CNN publikoi një dokument nga Skyhorse Publishing me titull “Kontrata për konfidencialitet dhe të dhëna të ndjeshme”. Në këtë dokument ishin të listuara disa kushte strikte për intervistën dhe për përdorimin e materialeve nga libri, i cili pritet të dalë në treg më 8 tetor. Kontrata parashikonte një pagesë prej 250 mijë dollarësh për CNN.


Foto: EPA

Mediumi CNN e refuzoi kontratën dhe vendosi ta bënte atë publike. Megjithatë, disa ditë më vonë, pas një kërkese tjetër nga një gazetar i CNN-it për çmimin e lartë të intervistës, publicisti pranoi se kërkesa për pagesë ishte dërguar gabimisht. Tony Lyons, drejtori i Skyhorse Publishing, tha se as Melania dhe as ekipi i saj nuk ishin informuar për këtë marrëveshje dhe se dokumenti ishte rezultat i një komunikimi të brendshëm të gabuar.

Pagesa për intervista me figura publike, veçanërisht për bashkëshortët e kandidatëve politikë, zakonisht nuk pranohet nga redaksitë. Kate Anderson Brower, autorja e librit “Prvate Women: Grace and Power of Modern American First Ladies”, e thekson se asnjë ish-grua e parë nuk e ka bërë ndonjëherë një gjë të tillë.

Përveç pagesës, ishte kërkuar që gazetari i CNN-it të nënshkruante një kontratë që do të garantonte një dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh për çdo shkelje të kushteve nga Melania ose publicisti i saj.

Pavarësisht refuzimit nga CNN, Melania pranoi një intervistë tjetër me Fox News, e cila ishte e para në dy vitet e fundit. Gjatë kësaj interviste u shfaqën fotografi të vjetra familjare. Një zëdhënës i Fox News konfirmoi për CNN se ata nuk paguanin asnjë tarifë për intervistën dhe fotografitë.

Libri i ri me kujtime i Melania Trump, të cilat janë përshkruar si një histori frymëzuese për një grua që ka “hapur rrugën e saj, ka tejkaluar vështirësitë dhe ka përkufizuar përsosmëri personale”. Ajo e fton publikun të njohë botën e saj përmes një portreti intim të një gruaje që ka jetuar një jetë të jashtëzakonshme dhe të pazakontë, duke përfshirë histori personale dhe fotografi familjare që nuk i ka ndarë më parë me publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina
Eliza Dushku flet për një terapi të re të shëndetit mendor për të cilën ajo është certifikuar dhe bashkëshorti i saj po financon hulumtimet shkencore

Eliza Dushku flet për një terapi të re të shëndetit mendor për të cilën ajo është certifikuar dhe bashkëshorti i saj po financon hulumtimet shkencore

Magazina
Beyonce kopjon Rita Orën?

Beyonce kopjon Rita Orën?

Magazina
Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Magazina
U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin

U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin

Magazina
Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Magazina
Kalo në kategori