Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Tre avionë për shuarjen e zjarreve me ujë pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Kroacia më vonë të martën, pasi Greqia kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të emergjencave civile të bllokut evropian.
Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.
Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.
HEL IN #GREECE – The situation with the wild fire in Corinthia is very difficult.
The fire front exceeds 10 kilometers, and is burning in an inaccessible area, while strong winds are blowing.
— End Time Report (@ETReport_) September 30, 2024
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishte vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.
“Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta”, tha ai. “Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”, shtoi Marinakis.
Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.
Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.
Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.
Wildfires in Ano Loutro, near Xylokastro in Corinthia, Greece. Two men were killed in a forest area in Rozena Xylokastro, Corinth on 29 September. 📸 EPA / ANA-MPA / Vassilis Psomas #wildfire #wildfires #Greece #Corinth pic.twitter.com/7k85KqeayM
— EPA Images (@EPA_Images) September 30, 2024
Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.
Kjo verë ishte cilësuar si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.
Megjithatë, investimet e mëdha të Greqisë në avionë të shtuar për shuarjen e zjarreve me ujë, dronë për paralajmërim dhe pajisje të tjera, kanë bërë që shumica e zjarreve të shuhen pak pasi kanë shpërthyer. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas sulmit raketor, Irani dhe Izraeli kërcënojnë njëri-tjetrin
Republika Çeke bllokon deklaratën e përbashkët të BE-së që kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’ midis Izraelit dhe Hezbollahut
Ushtria jordaneze në gatishmëri të lartë pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit
Irani godet Izraelin me më shumë se 100 raketa
Live Irani nis një sulm me raketa ndaj Izraelit - zhvillimet, minutë pas minute
Sulm i armatosur në Tel Aviv, raportohet për tetë të vrarë
Publikohen pamje të sulmit iranian me raketa drejt Izraelit
Biden urdhëron ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme të rrëzojë raketat e Iranit
Vjen reagimi i ushtrisë izraelite pas sulmit me raketa nga Irani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi
Dështimi i ekzekutimit të pagave për sektorin publik, analistët: Një lëshim i papranueshëm
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it
Si vrasja e liderit të Hezbollahut mund të provokojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme?
Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, kam pasur shumë ngarkesë