LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe kthehet në kohë rekord, prezent në listën e skuadrës për ndeshjen me Lille

Kylian Mbappe kthehet në kohë rekord, prezent në listën e skuadrës për ndeshjen me Lille

Real Madridi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Lille. Lajmi i madh dhe madje befasia është përfshirja e Kylian Mbappe.  

Francezi u dëmtua në ndeshjen kundër Alaves dhe, më pak se një javë më vonë, ai tashmë është në dispozicion. 

Sulmuesi ka punuar jashtë grupit këto ditë dhe ka një ndjenjë shumë të mirë, gjë që e ka lejuar të futet në listën e skuadrës.  


Ideja është që nesër, në seancën e fundit para duelit, që do të zhvillohet në “Decathlon Arena”, lojtari të stërvitet me grupin.  

Por dyshimi për pjesëmarrjen e tij do të mbetet deri në minutën e fundit, me të mërkurën kur të gjitha palët vendosin nëse ai do të luajë disa minuta. Në asnjë rast nuk mendohet se mund të luajë 90 minutat.  

Dëmitmi i tij muskulor, në parim, do ta mbante larg për maksimum tre javë, por Kylian iu fut punës sapo u lëndua dhe evolucioni ka qenë shumë i favorshëm, përveç faktit që dëmtimi është më i vogël se sa pritej .  

Mbappe gjithashtu dëshironte të udhëtonte me shokët e tij në udhëtimin e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve.  

Madridi luan në Lille, ku luan edhe vëllai i tij. Një ndeshje e veçantë që Kylian nuk donte ta humbiste. 

Thibaut Courtois nuk është në listën e skuadrës, siç ishte raportuar tashmë . Portieri ka pësuar lëndim muskulor në derbi dhe nuk do të mund të luajë në asnjë ndeshje këtë javë. /Telegrafi/  

 

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Ndërkombëtare
Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë

Çfarë i tha Inzaghi ultrasit të arrestuar të Interit për biletat e kërkuara për finalen e Kupës së Italisë

Serie A
Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun

Shifra marramendëse që duhet të paguajë Manchester United nëse shkarkon Erik Ten Hagun

Premier League
Behar Maliqi tregon për shoferin privat dhe dashurinë e presidentit të Partizanit, Gaz Demi për lojtarët nga Kosova

Behar Maliqi tregon për shoferin privat dhe dashurinë e presidentit të Partizanit, Gaz Demi për lojtarët nga Kosova

Shqipëri
Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

La Liga
Ai u lëndua dhe mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit - Barcelona i jep një kontratë të re

Ai u lëndua dhe mbetet jashtë për pjesën tjetër të sezonit - Barcelona i jep një kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori