LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Në vazhdën e takimeve të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i radhës ishte me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.

Zyra e Kryeministrit në njoftimin e bërë për media thotë se raportet mes dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme, e kjo u konfirmua dhe sot nga dy palët, transmeton Telegrafi.

“U theksua përkushtimi i përbashkët për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.


Tutje, theksohet se mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta.

“Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë”, vijon njoftimi.

Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori