Takimet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës sonë atje.
Në diskutim e sipër në lidhje me performancën ekonomike të viteve të fundit, kryeministri Kurti fillimisht e falënderoi zonjën Georgieva për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së ndaj Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme institucionale dhe zbatimin e reformave të rëndësishme ekonomike.
Në takim u diskutua edhe rreth zbatimit të programeve që Kosova ka me FMN-në ku u veçua progresi i mirë i programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (Resilience and Sustainablity Facility) përmes të të cilit Kosovës i është mundësuar rritja e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme, ndërkohë që u theksua përkushtimi për zbatimin e plotë edhe të programit të Aranzhimit për Gatishmëri (Stand by Arrangement), thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, drejtorja Menaxhuese, Georgieva e uroi Kosovën për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale, si dhe për zbatimin me sukses të programeve aktuale të IMF.
Ajo theksoi që rezultatet e Kosovës në menaxhimin e borxhit publik mund të shërbejnë si shembull edhe për ekonomitë tjera.
Gjatë bashkëbisedimit, gjithashtu u diskutua rreth mundësive të reja të bashkëpunimit në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizmin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes.
Në takim, bashkë me kryeministrin ishte ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker