Integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është prioritet i Gjermanisë, deklaroi këshilltarja e Lartë e Përfaqësuesit Special të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Valeska Esch, në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci që po mbahet në Prishtinë.
Ajo tha se Procesi i Berlinit është esencial për mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
“Për ne është edhe më e rëndësishme integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, dhe për ata që duan të anëtarësohen në NATO… Është një çështje që ka mjaft konsensus dypartiak mes pothuajse të gjitha partive politike në Bundestagun gjerman. Pra, mund të jeni vërtet të sigurt se edhe një qeveri e ardhshme gjermane do të mbajë fokusin në rajon. Gjermania vazhdon të jetë ndër donatorët dhe investitorët më të mëdhenj në të gjithë rajonin. Dhe do të doja të përmend shkurtimisht edhe Procesin e Berlinit, i cili është një format që kjo qeveri e ka ringjallur, apo rigjallëruar dhe e konsiderojmë kyç në mbështetjen e rajonit në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Në panelin e diskutimit për fokusin e BE-së ndaj Ballkanit, analisti i pavarur Agon Maliqi tha se ka një vrull të ri për zgjerimin e BE-së pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë.
“Po, ka një vrull të ri për zgjerimin që vjen pas luftës në Ukrainë. Por vërtet ndjej se tashmë ka filluar të zbehet. Pra, sepse kjo është një dritare që hapet dhe më pas mund të zbehet shumë lehtë. Kam frikë se faktorët shtytës dhe tërheqës, të dy faktorëve nga BE-ja dhe faktorët shtytës nga rajoni po dobësohen. Problemi kryesor që ambasadori përmendi trenin, kur tha se kur të vijë treni, duhet të jeni gati të hidheni… Ne po rifillojmë, po ri-hyjmë në një momentum të ri nga një pozicion shumë më i keq. Ose nga standardet e demokracisë, merrni për shembull rastin e Serbisë, kështu që kush do të donte të pranonte një vend me atë shkallë autokracie një regjim tjetër të tipit Victor Orban në BE. Ose në rastin e Kosovës, të mos njohësve (shteteve mos njohëse), ne nuk kemi shanse as t’i marrim. Për shkak të kësaj, dhe të gjitha këto janë çështje që procesi i zgjerimit të BE-së është dashur t’i zgjidhë gjatë dekadës së fundit”, tha ai.
Jelena Xhankiq nga Qendra Robert Schuman, Instituti Universitar Evropian në Firencë të Italisë tha se është krijuar një momentum i ri për zgjerimin e BE-së.
“Ky është një moment i ri është një lloj mundësie për rajonin dhe nuk është për hir të Ballkanit Perëndimor. Ne të gjithë e dimë pse zgjerimi është ringjallur. Ai është rigjallëruar si një mjet për të siguruar Evropën, jo domosdo për hir të vetë rajonit. Tani, kur mendojmë për këtë, kur mendojmë për rajonin në një perspektivë më globale, mund të shihni disa dinamika, tani mungesa e fokusit të duhur ose fokusi që pret rajoni nga miqtë euroatlantikë është diçka që ka hapur një lloj vakuumi, kështu që kjo mungesë interesi, mungesa e angazhimit siç pritej ka mundësuar krijimin e varësive nga Rusia e Kina, veçanërisht ato ekonomike, dhe nuk ka lejuar që shoqëria demokratike në këto vende të lulëzojë. Çfarë ndodh kur e keni situatën në terren të kombinuar me mungesën e interesit nga BE, padyshim keni krijimin e bastioneve të pushtetit lokal, të cilat destabilizojnë më tej rajonin”, tha ajo. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker