LAJMI I FUNDIT:

Pezullimi i nxënëses nga shkolla për bartjen e shamisë në Pejë, nga MASHT thonë se nuk kanë pranuar ndonjë shkresë

Pezullimi i nxënëses nga shkolla për bartjen e shamisë në Pejë, nga MASHT thonë se nuk kanë pranuar ndonjë shkresë

Një nxënëse me inicialet A.D e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, është pezulluar së fundmi nga vijimi i mësimit për shkak se e njëjta ka vendosur që të bartë shaminë.

Zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk kanë pranuar ndonjë shkresë zyrtare për pezullimin e nxënëses nga shkolla dhe se të njëjtit po e përcjellin me shqetësim këtë situatë.

Sipas tij, as drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës nuk kanë pranuar ndonjë shkresë në lidhje me këtë rast.


“Nuk kemi pranuar ende si MASHT ndonjë adresim zyrtarë, asnjë ankesë, as nga nxënësja e as nga familjarët e nxënëses. Rrjedhimisht kemi pyetur në drejtorinë Komunale të Arsimit në Pejë dhe as ata nuk kanë pranuar ndonjë shkresë zyrtare. Jemi me shqetësim duke e pa rrjedhën e ngjarjeve”, ka thënë Kelmendi.

Ai po ashtu tha se: “Jemi shumë të interesuar që të angazhohemi vazhdimisht që të gjithë nxënësve të ju krijohen kushte të barabarta dhe qasje në arsim”, ka thënë Kelmendi.

E, në lidhje me këtë drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi, gjatë një konference të mbajtur sot (e hënë), para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, ka thënë se e njëjta është larguar nga shkolla më 2 shtator, duke thënë se ajo dëshiron të arsimohet si çdo nxënëse tjetër.

Ndërsa, drejtori i gjimnazit, Musa Nikçi për Telegrafin ka thënë se nxënësja nuk është përjashtuar por pezulluar.

Ai theksoi se nxënësja nuk është përjashtuar por është largu derisa të largojë shaminë, për shkak të ligjeve dhe udhëzimit që janë në fuqi.

Nikçi bëri të ditur gjithashtu se nxënësja në fjalë e kishte njoftuar paraprakisht për vendimin e saj për vendosjen e shamisë.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega gjithashtu ka thënë se nxënësja në fjalë nuk është përjashtuar por pezulluar.

“Sipas drejtorit të shkollës, nxënësja në fjalë është pezulluar nga vijimi i mësimit. Drejtori vetëm se e ja zbatuar udhëzimin e administrativ. Përgjigjen më të mirë në këtë rast do ta kishte dhënë MASHTI”, tha Gega.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet lidhur me rastin e një nxënëseje nga Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, e cila u pezullua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale

“Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori