10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme të të ushqyerit
Fëmijët e vegjël shpesh kanë naze, duke refuzuar ushqimet që janë të shëndetshme dhe duke preferuar alternativa të pashëndetshme
Si prindër, ju mund t’i ndihmoni në krijimin e zakoneve të shëndetshme ushqimore që do t’i shoqërojnë ata për gjithë jetën.
Ja 10 këshilla që mund të ndihmojnë në formimin e këtyre zakoneve:
1. Bëhuni “shembulli i mirë”
Fëmijët mësojnë nga ata rreth tyre. Nëse i shohin prindërit duke shijuar fruta dhe perime, ata do të jenë më të prirur t’i provojnë ato.
2. Mos përdorni presionin
Mos i detyroni fëmijët të hanë. Kjo mund t’i frikësojë ata dhe t’i bëjë më të pavullnetshëm për të provuar ushqime të reja. Lejoni që ata të kenë kontroll mbi atë që hanë.
3. Mos e përdorni ushqimin si formë shpërblimi
Dhënia e një ëmbëlsire si shpërblim që fëmija të konsumojë fruta apo perime do të krijojë një lidhje të keqe me ushqimin. Pas një vakti të shëndetshëm provoni të ofroni fruta në forma të pëlqyeshme për fëmijët.
4. Mos u dorëzoni ndaj refuzimit të ushqimeve të reja
Mund të duhen deri në 15 herë që një fëmijë të pranojë një ushqim të ri. Pra, vazhdoni të ofroni mundësi të reja, pa e detyruar.
5. Ofroni zgjedhje të kufizuara
Gjatë vakteve, jepni disa mundësi, por mos e teproni. Kjo do t’i ndihmojë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të zgjedhin atë që u pëlqen.
6. Ruani porcionet e vogla
Një lugë për çdo vit të jetës është një udhëzues i shkëlqyer për porcionet. Filloni me pak dhe ofroni më shumë nëse është e nevojshme.
7. Limitoni lëngjet e gatshme dhe ‘snacks’-at
Ofroni disa mundësi të shëndetshme në kohë të caktuara dhe kufizoni konsumimin e lëngjeve dhe snacks-ave të pakontrolluar.
8. Mos u shqetësoni për rrëmujën
Një pjesë e rëndësishme e të mësuarit për fëmijët është përmes prekjes dhe shijimit. Mos u shqetësoni për rrëmujën – kjo është pjesë e procesit.
9. Mësoni të pranoni refuzimin
Disa fëmijë janë natyrshëm më të ndjeshëm ndaj shijeve të caktuara. Pranoni faktin që ndonjëherë refuzimi i ushqimeve është një pjesë normale e zhvillimit.
10. Kujtoni se nuk ka vend për panik
Çdo fëmijë zhvillohet në ritmin e vet. Nëse fëmija juaj është në rrugën e duhur të rritjes është e sigurt se po merr ushqimin e nevojshëm, citon Anabel.
Ushqimi i shëndetshëm është një dhuratë që i jepni fëmijës suaj për një jetë të shëndetshme. Përdorini këto këshilla për të ndihmuar fëmijën tuaj të zhvillojë zakone të mira dhe një marrëdhënie pozitive me ushqimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
Kush do ta kishte menduar: Ja sa kohë u duhet femrave që të mërziten nga seksi me të njëjtin mashkull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje