LAJMI I FUNDIT:

Dashuri apo obsesion?

Dashuri apo obsesion?

Dashuritë me personazhet e filmave, nga një situatë humori mund të kalojnë dhe në çrregullime serioze për disa të dashuruar. Por kjo nuk ndodh vetëm kur personazhi është matanë ekranit. Ndodh edhe në jetën e përditshme.

Edhe pse dashuria dhe obsesioni kanë elemente të përbashkët ato nuk mund të jenë asnjëherë të njëjta.


Dashuria është ndjenjë emocion i brendshëm që një njeri përjeton për dikë tjetër. Dashuria ka brenda vetes dëshirën për t’u kujdesur dhe për të dhënë pa kushte, ndërsa obsesioni është vetëm një ide fikse kur personi nuk mund të mendojë dhe të përjetoj afeksion.

Dashuria është ndjenja kur njeriu dëshiron më të mirën për atë që dashuron, do ta shikojë të lumtur edhe nëse ai/ajo nuk është pjesë e jetës së tij/saj. Në të kundërt obsesioni dëshiron ta posedojë tjetrin vetëm për vete dhe dëshiron ta ketë të dashurin/dashurën gjatë gjithë ditës përkrah vetes.

Ai që dashuron i jep prioritet ndjenjave dhe dëshirave të tjetrit, ndërsa personi posesiv shqetësohet për ndjenjat e veta. Dashuria e bën dikë të bukur ndërsa atë që është obsesiv e bën të duket “i bezdisshëm” në sy të të tjerëve.

romeo

Në dashuri njeriu ndihet i lirë dhe merr frymë lirisht, ndërsa është i kondicionuar nga tjetri ndihet i burgosur në kafazin e krijuar mendërisht prej tjetrit.

Në emër të dashurisë edhe xhelozisë i jepet ngjyrim i bukur, por kur dy njerëz dashurojnë ata kanë besim te njëri-tjetri ndërsa personi obsesiv do të dijë çdo detaj sepse mungesa e besimit është pika ku çalon kjo marrëdhënie.

Fatkeqësisht, dashurisë obsesionale i është dhënë konotacion pozitiv duke e quajtur dashuri romantike në romane, media, filma, shkruan revista Psikologji. Të gjithë i referohemi Romeos dhe Xhulietës si martirë të dashurisë…

Në fillim të një marrëdhënie duam që të ndihemi një me personin e dashuruar por ndërsa këto ndjenja fillojnë të bëhen të lodhshme për njërin nga partnerët, atëherë fillon obsesioni dhe ti ndien se po të ngushtohet frymëmarrja, se hapësira jote është kufizuar, se mendimet e tua po kontrollohen.

Dashuria obsesionale është mbytëse dhe torturuese. Ti nuk e di se si të sillesh sepse në të gjitha mënyrat je gabim; ti nuk je më vetvetja sepse dëshiron të qetësohesh nga ky makth duke u përpjekur të gjesh mënyrën e duhur për të bindur partnerin/partneren. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori