LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se plani i fitores së Ukrainës është gati, do t’ia prezantojë Bidenit në fund të muajit

Zelensky thotë se plani i fitores së Ukrainës është gati, do t’ia prezantojë Bidenit në fund të muajit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në fjalimin e mbrëmjes së 18 shtatorit, se të gjitha pikat e planit të fitores së Ukrainës që Kievi synon t’ia paraqesë Uashingtoni janë përpunuar.

Zelensky planifikon të diskutojë planin me presidentin amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në SHBA në fund të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Duke mos zbuluar të gjitha detajet, Zelensky më herët tha se plani përbëhet nga katër pika kryesore dhe një e pesta lidhet me situatën e pasluftës.


Ai fokusohet në sigurinë dhe pozicionin gjeopolitik të Ukrainës, ndihmën e huaj ushtarake me lirinë për ta përdorur atë pa kufizime dhe mbështetjen ekonomike.

Inkursioni ndërkufitar i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, i cili la një pjesë të territorit rus nën kontrollin e Kievit, është gjithashtu pjesë e strategjisë, bëri të ditur Zelensky.

“Gjëja më e rëndësishme tani është vendosmëria për ta zbatuar atë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alternativë ndaj paqes, asnjë ngrirje të luftës apo ndonjë manipulim tjetër që thjesht do ta shtyjë agresionin rus në një fazë të mëvonshme”, tha presidenti në fjalimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori