LAJMI I FUNDIT:

“Izolimi i Kosovës dhe Autonomia e veriut”, PSD ilustron “Rrugëtimin e Kurtit” me një aksion simbolik mbi Urën e Ibrit

“Izolimi i Kosovës dhe Autonomia e veriut”, PSD ilustron “Rrugëtimin e Kurtit” me një aksion simbolik mbi Urën e Ibrit

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik ka ilustruar “Rrugëtimin e Kurtit” në një pankartë të vendosur mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Gazetarja e Telegrafit nga vendi i ngjarjes raporton se në këtë pankartë ata kanë ilustruar gjithë veprimtarinë dhe vendimet e Qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti për veriun e Kosovës.

Sipas pankartës në fund të këtij “rrugëtimi”, aktivistët kanë ndarë dy rrugë simbolike, duke i quajtur “Izolimi i Kosovës” dhe “Autonomia e veriut”.


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj para gazetarëve ka thënë se Ura e Ibrit është kufiri politik i Albin Kurtit.

“Të gjithë e dini që ura prapa meje ka qenë simbol i ndarjes së Mitrovicës, përkatësisht në dy komuna të veriut dhe të jugut. Pas marrjes së pushtetit nga Qeveria Kurti, kjo ka marrë të paktën edhe tri domethënie të reja. E para ky është kufiri politik i Kurtit, sepse edhe të gjithë ata që e kanë menduar Kurtin ndoshta edhe si superman i cili dita ditës do të bëjë mrekulli me çështjen e sovranitetit të Kosovës, këtu ka tregu që është brenda konceptit ‘ngrehe mos e këput’ ”, ka thënë Molliqaj.

Ai tutje tha: “E dyta këtu është kufiri i sovranitetit të Kosovës. Nuk mund të ketë sovranitet të pjesshëm, nuk mund të thuash ‘e mbylli postën e Serbisë, por vendimin për me hap një urë nuk mund ta bëj’. Ajo që është më e rëndësishmja dhe për të cilën ne kemi ardhur këtu, ky është momenti që ka shpjeguar shumë qartë dhe vizualisht ‘Rrugëtimin e Kurtit’.

Këtë ‘rrugëtim’ që ju të gjithë e dini PSD-ja e ka kundërshtuar në secilin prej vendimeve të tij”.

Molliqaj tutje shtoi se janë kundër çdo vendimi të Qeverisë Kurti.

“Ne jemi kundër çdo vendimi të tillë, që Qeveria e ka marrë, dhe absolutisht jemi kundër edhe hapjes së urës në këtë rrugë. Pra nuk kemi ardhur këtu me thënë që ura duhet të hapet, por kemi ardhur këtu me tregu që ura ia ka çel sytë secilit me kuptu që ky ‘rrugëtim i Kurtit’ me këtë qasje të Kurtit çon ja në autonomi, ja në izolim”, tha kryetari i PSD-së.

Ndërkaq, gjersa aktivistët e PSD-së mbanin aksionin simboli, qytetari Ramadan Istrefi shprehu pakënaqësinë e tij për këtë aksion.

“Kujt i teket vjen e flet këtu keq për Kosovën, ca është puna e këtyre…Çifti i këtij e ka nda Mitrovicën. Se me e pas organizuar popullatën në fillim, me i pas qit në prona të veta, s’kishe pas barrikadë mbi urë të Ibrit”, ka thënë Istrefi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius

Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori