LAJMI I FUNDIT:
Peja 12° partlycloudy_night

KRU ‘Hidrodrini’ në Klinë sanon avarinë, rikthehet furnizimi me ujë

KRU ‘Hidrodrini’ në Klinë sanon avarinë, rikthehet furnizimi me ujë

KRU ‘Hidrodrini’ ka ndërhyrë me sukses për të sanuar një avari në gypin kryesor në Klinë, duke bërë që furnizimi me ujë të rikthehet në kohë rekord në disa fshatra të kësaj komune.

Nëpërmjet një postimi të shoqëruar me fotografi, KRU ‘Hidrodrini’ ka bërë të ditur se ekipet e Njësisë Operative në Klinë kanë punuar intensivisht për sanimin e avarisë në gypin furnizues DN 125.

Sanimi i avarisë në gypin kryesor në Klinë/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

“Intervenim gjatë fundjavës i punonjësve të Klinës, sanohet avaria në DN 125. Ekipet e terrenit, nga KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Klinë, me sukses kanë sanuar avarinë e paraqitur në Gypin kryesor furnizues DN 125, duke bërë që furnizimi me ujë të rikthehet në kohë rekorde për konsumatorët e fshatrave Pograxhë, Jashanicë e Ulët, Dush i Vogël, Gjurgjevik i Madh, Ujmir e Siqevë”, kanë shkruar ndër të tjera KRU ‘Hidrodrini’, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht sfidave që janë shkaktuar nga natyra e prishjes dhe terreni i vështirë, ndërhyrja ka rezultuar me sukses dhe furnizimi me ujë për banorët është rikthyer në kohë.