Deçani synon që lisin Molikë ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur
Lisi Molikë, besohet të jetë i vjetër mbi 500 vjet. E veçanta e këtij lisi është trashësia e tij mbi 5 metra, gjë që bjeshkatarët thonë se zor mund të gjendet në bjeshkë të tjera. Andaj, Komuna e Deçanit e ka për synim që këtë lis ta fusë në listën e trashëgimisë së mbrojtur natyrore.
5.30 metra është trashësia këtij lisi të llojit “molikë” i cili po i numëron shekujt në bjeshkën e bukur të Baballoqit.
Banorët e këtij lokaliteti thonë se së paku 4 gjenerata e mbajnë mend kështu siç është, po me këtë madhësi, prandaj së fundmi kanë filluar edhe ta mirëmbajnë si aset të trashëgimisë natyrore në këto bjeshkë.
Lisat e tjerë përreth nuk e kanë trashësinë as sa të një dege të tij thonë këta bjeshkatarë.
Zyrtarët komunal të Deçanit thonë se “Molika e Baballoqit” është një lis karakteristik, qoftë për nga madhësia dhe degëzimet e tij. Sipas tyre, lis i tillë nuk haset askund në bjeshkët e komunave te tjera si të Pejës, Gjakovës dhe Junikut, prandaj kanë menduar që t’u propozojnë institucioneve qendrore që ai të renditet në listën e monumenteve natyrore dhe si i tillë të mbrohet nga shteti.
“Që kjo pishë të jetë në listën e monumenteve natyrore të mbrojtura nga shteti. Dhe njëherit kjo do të jetë një pikë reference për juristët e ardhshëm dhe në këtë formë edhe bjeshka e Baballoqit ta ketë një pikë një diçka që shihet që është diku rreth 500 vjeçare që u ka mbijetua të gjitha kushteve natyrore. kështu që ja vlen të ruhet dhe të konservohet”, tha për RTK, Bajram Çeku, zyrtar në DBZHR në Deçan.
Banorët por edhe zyrtarët komunalë janë të bindur se propozimi i tyre do të hasë në mirëkuptim të institucioneve shtetërore sepse siç thonë ata, Ministria e Mjedisit edhe ashtu ka kërkuar nga komunat që çdo lis, që ka karakteristika të veçanta siç janë madhësia dhe vjetërsia të futet në listën e monumenteve të mbrojtura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
FBI: I dyshuari nuk ka gjuajtur me armë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo