Marrja e mitos po vazhdon të jetë fenomen shqetësues në institucionet publike. Ani pse vepër penale, zyrtarët publik po pranojnë të përfshihen në praktika të paligjshme. Sinjalizuesit kanë njoftuar se numër i madh i këtyre rasteve po ndodhë te prokurimi.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se këtë vit ka pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit për rastet e korrupsionit, ku shton se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.
Shoqëria civile thotë se Kosova ende nuk ka arritur të ketë strategjinë shtetërore kundër korrupsionit. Ndërkaq, nga ekzekutivi i kanë thënë KosovaPress-it se së shpejti do të dalë në konsultim publik.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj deklaron se kanë iniciuar procedura për raste të konfliktit të interesit.
“Ka procedura që kemi iniciuar për raste të konfliktit të interesit, ka një rast apo dy për sinjalizim që e kemi përcjellë në prokurori. Por kryesisht pjesa dërmuese ndërlidhen me deklarimin e pasurisë. Sa i përket konfliktit të interesit kemi një përgjigje të mirë të institucioneve. Nëse vitin e kaluar kemi pasur 230 raste që i kemi trajtuar për konflikt interesi, më shumë se 220 janë mbyllur për shkak se institucionet i kanë zgjidhur rastet e konfliktit të interesit. Kemi pasur më pak se 10, me të cilat kemi pasur ne obligim ku është dashur ose të kërkojmë masë disiplinore administrative ndaj zyrtarëve të caktuar, kemi pasur disa raste ku kemi kërkuar që procedurat e tenderimit të anulohen për shkak se është ndërlidhur në konflikt interesi, kemi pasur raste, tri apo katër raste ku procedurat e rekrutimit kemi kërkuar që të kthehen në pikën zero për shkak që procesi është i lidhur në konflikt interesi”, deklaron ai.
Mit-marrja konsiderohet vepër penale, por Buleshkaj tregon se zyrtarët publikë po vazhdojnë të pranojnë dhurata për kryerjen e detyrës zyrtare.
“E kemi parë që nuk po zbatohet si duhet ky element i ligjit për deklarimin e pasurisë, sepse i ka edhe dhuratat si pjesë të tij. Kemi themeluar një njësi, e cila është duke punuar më intensivisht tashmë për t’i ndërgjegjësuar të gjithë zyrtarët që nuk është e lejueshme marrja e dhuratave. Por edhe kur merret sipas ligjit duhet të regjistrohet dhe të raportohet e të jetë transparente për publikun. Sa i përket marrjes së mitosë ka informata, ne kemi një njësi që merret me rastet e sinjalizimit dhe aty kemi pranuar informata që në institucione të ndryshme kryesisht te prokurimi po ka raste ende ku po kërkohet mito. Këto raste i kemi inkurajuar që të shkojnë në prokurori dhe t’i paraqesin sepse janë vepra penale dhe nuk janë më shkelje administrative”, tha ai.
Gjatë këtij viti, siç tregon drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ka pasur numër rekord të raportimeve nga sinjalizuesit.
“Ne këtë vit kemi pasur numër rekord të raportimeve të sinjalizimit. Raportimet kanë ardhur qoftë nga niveli lokal, qoftë nga niveli qendror, institucionet e pavarura dhe qeveria. Nuk kemi ndonjë institucion kampion. Kemi pasur sinjalizime për disa ministri, kemi pasur sinjalizime për komunat duke përfshirë edhe kryeqytetin. Nuk ka dikush që ka dukshëm më shumë raste që janë sinjalizuar. Ne vetëm gjysmën e vitit kemi pasur më shumë se 20 raste që vitin e kaluar kemi pasur gjithë vitin 20 raste për sinjalizim. Ne presim që deri në fund të vitit numri të shkojë deri në 40, tash e kemi rreth 30 në qoftë se nuk gabojë raste. Ndërsa, tërë vitin e kaluar kemi pasur 20, të cilat dy nga këto kanë kaluar këtë vit për shkak se janë raportuar në fund”, shprehet Buleshkaj.
Ehat Miftaraj, i cili udhëheq Institutin e Kosovës për Drejtësi konsideron se nuk ka vullnet politik për zbatimin e legjislacionit në fuqi.
“Me vetë faktin që kjo qeveri ka pasur mungesë të theksuar të vullnetit politik për të zbatuar si duhet Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, kjo dëshmon që kjo qeveri nuk ka fare vullnet për të luftuar korrupsionin. Ne gjatë viteve 2017 deri në vitet 2020 kemi pasur çdo vjetor Javën kundër Korrupsion, ku kemi organizuar konferenca, kemi publikuar raporte ku kemi dhënë rëndësi të veçantë parandalimin të konfliktit të interesit ose kemi ngritur si shqetësim kur personat i caktuar i mbajnë dy, tri, katër e deri në shtatë pozita në të njëjtën kohë. Ne kemi menduar që kjo qeveri do ta ndërrojë qasje. Kjo jo që ka ndryshuar, por kanë kaluar në nivel tjetër”, shprehet Miftaraj.
Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ngrit shqetësimin që Kosova ende nuk ka arritur të hartojë strategjinë shtetërore për parandalimin e korrupsionit.
“Korrupsioni është i shpërfaqur në masë të konsiderueshme. Ky e kam përshtypjen që nuk është vetëm perceptim, por është i shprehur. Dhe kur jemi te luftimi i korrupsionit, duhet të kemi parasysh që vitin 2022 ka pasur një ndryshim substancial të aspekteve ligjore. Është e pakuptimtë që edhe pas tërë kësaj kohe nuk kemi strategji shtetërore për parandalimin e korrupsionit. E që në bindjen time kjo mund të reflektojë ose mund të nënkuptojë edhe si mungesë të vullnetit të qasjes dhe vizionit të institucioneve, me theks të veçantë të institucioneve qeveritare për të ju qasur këtij fenomeni që jo pak është i shpërfaqur në nivel të institucioneve”, përfundon Bajraktari.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kjo strategji pritet të dalë së shpejti në konsultim publik.
“Strategjia shtetërore kundër korrupsionit po hartohet dhe miratohet për herë të parë nga Qeveria. Në hartimin e saj është bërë një punë e gjatë dhe e kujdesshme. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati si kryesues i Komisionit Ministror për hartimin e Strategjisë në fjalë, ka mbajtur disa takime me partnerët tanë në drejtim të finalizimit të draftit të Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit. Strategjia pritet të dalë në konsultim publik shumë shpejt”, thuhet në përgjigje.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për mos zbatimin e ligjit për korrupsionin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje