Qytetarët e Pejës patën mundësinë të shijojnë llojllojshmëri produktesh të cilësore dhe të shëndetshme vendore gjatë një eventi të organizuar në kuadër të kampanjës “Toka jonë shija juaj”.
Ky aktivitet, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore, u organizua nga Caritas-i Zviceran, në partneritet me shoqatat Organika, Mjedra e Kosovë dhe PePeKo.
Drejtori i Caritas-it zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger, ka shprehur me krenari përkushtimin për organizimin dhe promovimin e produkteve lokale dhe zhvillimin e turizmit, të cilat mundësojnë krijimin e një tregu më të madh.
“Motoja jonë ‘Toka jonë shija juaj’, shpresoj që do të mirëpritet gjerësisht sepse janë produkte të tokës tonë me një shije shumë të mirë edhe sa i përket turizmit besojë që jemi në një pozitë mjaft të mirë për t’i prezantuar, për t’i reklamuar produktet tuaja për të pasur një treg më të madh”, tha ai.
Ndërsa, organizatorët theksuan se qëllimi kryesor i kampanjës ishte ngritja e vetëdijes dhe të inkurajojë konsumatorët që të zgjedhin produkte vendore për cilësinë dhe freskinë e tyre.
Sefedin Haxhia, ekspert i marrëdhënieve me publikun në Caritas-in zviceran, deklaroi se ky event ka për qëllim promovimin e produkteve vendore dhe të inkurajojë blerësit që të konsumojnë këto produkte, duke theksuar se ato janë më të shëndetshme dhe më të shijshme.
“Ne falë projekteve të reja, ne bashkëpunojmë me shumë biznese që të mundemi secili prej nesh të shohim më shumë produkte vendore, të prodhojmë më shumë produkte vendore të cilat janë produkte cilësore dhe të vetëdijesohemi më shumë për produktet që kemi dhe vlerat që kanë dhe fermerët punëtorë që na sjellin këto produkte”, ka thënë ai.
Një falënderim i veçantë u adresua për kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mbështetjen e tij për këtë nismë të rëndësishme, ashtu sikurse Drejtorinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Arsimit të komunës së Pejës.
Kryetari Muhaxheri tha se këto iniciativa janë të qëlluara të cilat arrijnë t’i dalin në ndihmë fermerëve dhe prodhuesve të Kosovës.
“Është një projekt i qëlluar i cili u ka dalë në ndihmë fermerëve tonë. Dy projekte shumë të rëndësishme për kultivimin e mjedrës dhe kultivimin e boronicës. Shpresojmë që ky projekt të jetë një nismë e mbarë që ata të bëjnë më të mirën me bujqësi dhe ta rrisin produktivitetin e tyre”, është shprehur Muhaxheri.
Po ashtu, edhe zëvendësdrejtori i Austrian Development Agency (ADA), Arsim Aziri është shprehur se këto aktivitete janë të mirëseardhura në mënyrë që Kosova të ketë edhe përfitime sa më të mëdha.
“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot këtu. Shpresoj që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ka për të vazhduar dhe të shohim përfitime edhe më të mëdha dhe produkte sa më shumë prej fermerëve”, tha ndër të tjera Aziri.
Gjatë eventit, vizitorët morën pjesë në një sërë aktivitetesh dhe shpërblimesh të ndryshme që theksuan rëndësinë e produkteve vendore.
Aktivitetet përfshinë Face Painting (ngjyrosje e fytyrës) për fëmijë dhe të rritur, krijimin e koktejeve të freskëta me përbërës nga prodhimet vendore, si dhe një sesion të vizatimit të produkteve vendore për të krijuar një ekspozitë online me shpërblime për fituesit.
Eventi u organizua në kuadër të programit #EREA, i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim dhe Caritas-i Zviceran. Programi ka për qëllim të promovojë dhe fuqizojë zhvillimin e ekonomisë rurale në Kosovë.
Kampanja “Toka jonë shija juaj” do të vazhdojë me një event të ngjashëm edhe në Prizren, më 14 shtator, nga ora 13:00 deri në 18:00.
Qytetarët ftohen t’i bashkohen dhe ta mbështesin këtë iniciativë të rëndësishme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin trepalësh të kryenegociatorëve, i bën thirrje Lajçakut të reagojë ndaj dezinformatave që po bëhen në Serbi
Renditet 100 talentët më të mirë në botë - përfundon debati për Endrick dhe Yamal
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Aktakuza për rastin e Banjskës: Si i kërcënonte Radoiçiqi organet e sigurisë në Kosovë në prani të Vuçiqit?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë