LAJMI I FUNDIT:
Peja 16° cloudy

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë u informuan për rreziqet e mjeteve të pashpërthyera nga KFOR-i

Nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë u informuan për rreziqet e mjeteve të pashpërthyera nga KFOR-i
Fushatë sensibilizuese për mjetet e pashpërthyera/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Sot, misioni italian i KFOR-it realizoi një sesion ndërgjegjësues mbi temën e mjeteve të pashpërthyera, ku ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për Kosovën, një vend që ka dalë nga një konflikt i dhunshëm.

Sipas tij, qëllimi i kësaj fushate është të edukojë dhe informojë, për të zvogëluar çdo rrezik të mundshëm, duke kultivuar një kulturë sigurie për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga mjetet e pashpërthyera.

Fushatë sensibilizuese në gjimnazin “Bedri Pejani” të Pejës për mjetet e pashpërthyera /Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

“Është thelbësore që brezat e rinj, të cilëve u mungon përvoja e drejtpërdrejtë në konflikte, të kuptojnë rëndësinë e kësaj historie sfiduese”, ka thënë ambasadori De Riu.


Ndërkohë, kolonel Rocco Mundo, komandanti i KFOR-it në Pejë, e vlerësoi aktivitetin e sotëm si një mundësi për nxënësit të mësojnë diçka të re. Ai theksoi rëndësinë e kësaj fushate për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet që vijnë nga mjetet e tilla.

fushata sensibilizuese e organizuar nga ushtria italiane e misionit të KFOR-it/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Komuna e Pejës, përmes rrjetit social Facebook, bëri të ditur organizimin dhe rëndësinë e këtij aktiviteti duke e shoqëruar edhe me disa fotografi.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili e falënderoi Komandantin e KFOR-it, Kolonel Rocco Mundo, që ka marrë inciativën për takimin e ditës së sotme për fushatën sensibilizuese për sigurinë në shkolla.

Në trend

Më shumë

"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen

Drejtësi
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë

"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve

Azia
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë

Lajme
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Kalo në kategori