LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele

Ka përfunduar aksioni i policisë në komunat paralele.

Policia njofton se është konfiskuar dokumentacioni brenda ndërtesave të këtyre komunave, që vepronin në mënyrë ilegale.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur se janë kontrolluar gjithsej tetë lokacione.


“Aksioni ka përfunduar. Kemi hyrë në tetë lokacione, dy në Mitrovicën e Veriut, tre në Zubin Potok, një në Zveçan, dhe një në Leposaviq. Në Leposaviq nuk ka pasur”, u shpreh Elshani.

Ky aksion vjen pas një operacioni të mëparshëm të zhvilluar më 30 gusht, ku pesë komuna ilegale u mbyllën nga policia.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan pesë persona, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Listës Serbe./Telegrafi/