LAJMI I FUNDIT:

“Më shumë se kushdo tjetër në botë, dëshirojmë që kjo luftë të përfundojë”, deklaron Zelensky

“Më shumë se kushdo tjetër në botë, dëshirojmë që kjo luftë të përfundojë”, deklaron Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ukrainasit “nuk kanë zgjidhje tjetër për të mbrojtur jetën, përveçse duke luftuar”, më shumë se dy vjet pasi Rusia pushtoi vendin.

Duke folur me përfaqësuesit e biznesit italian në Forumin Cernobbio në liqenin e Komos, Zelensky tha se ukrainasit, “dëshirojnë që kjo luftë të përfundojë më shumë se kushdo tjetër në botë”.

“Por definitivisht jo përmes shkatërrimit të kombit të tyre, kulturës së tyre, qyteteve të tyre”, tha ai.


“Populli ynë është nën kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve me raketa dhe dron rus çdo natë dhe çdo ditë. Putini përpiqet të shkatërrojë shtetin tonë dhe vazhdimisht ka bërë gjithçka për të privuar Ukrainën nga sovraniteti i saj, për të shkatërruar ekonominë tonë dhe për të detyruar ukrainasit të largohen nga Ukraina”, shtoi Zelensky.

Zelensky gjithashtu kritikoi sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës, duke akuzuar Vladimir Putinin se “synon të zhysë Ukrainën në errësirë”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ai përsëri theksoi nevojën e Ukrainës për armë me rreze të gjata nga partnerët ndërkombëtarë, duke këmbëngulur se këto armë do të përdoren vetëm për të goditur aeroportet ushtarake brenda Rusisë.

Në një postim në X pas takimit, lideri ukrainas falënderoi Italinë për punën me Kievin për të zbatuar Formulën e Paqes në Ukrainë, një propozim prej 10 pikash për t’i dhënë fund luftës, i zbuluar nga Zelensky në nëntor të vitit 2022.

“Ukraina nuk kërkon asgjë më shumë se çfarë ka tashmë vendi juaj apo ndonjë vend tjetër. Ne duam që asnjë baba në vendin tonë të mos varros gruan dhe vajzat e tij sepse ato u vranë nga raketat ruse”, tha ai.

Zelensky pritet të zhvillojë bisedime edhe me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Ndryshe, sulmet e fundit ajrore vdekjeprurëse nga Rusia kanë ripërtërirë thirrjet e Zelenskyt për SHBA-në që të lirojë më tej kufizimet në përdorimin e pajisjeve ushtarake dhe kështu të rrisë aftësinë e saj për të goditur më thellë brenda Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasojat e uraganit Milton, ndërtesa e stacionit të policisë në Florida shkatërrohet pjesërisht

Pasojat e uraganit Milton, ndërtesa e stacionit të policisë në Florida shkatërrohet pjesërisht

Amerika
Hapet gropa në mes të rrugës, “gëlltit” gruan me të birin në Bukuresht – kalimtarët e shpëtojnë

Hapet gropa në mes të rrugës, “gëlltit” gruan me të birin në Bukuresht – kalimtarët e shpëtojnë

Rumania
Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Këta janë njerëzit që rrezikuan duke injoruar 'thirrjet për të ikur ose do të vdesin' nga uragani Milton

Amerika
Futet në ashensor për të shkuar në punë, prishet dhe fillon ti bie me shpejtësi marramendëse – humb jetën gruaja nga Brazili

Futet në ashensor për të shkuar në punë, prishet dhe fillon ti bie me shpejtësi marramendëse – humb jetën gruaja nga Brazili

Amerika Latine
Punonjësi i një restoranti në Çikago shtie dhe vret dy kolegët e tij pas një grindje – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Punonjësi i një restoranti në Çikago shtie dhe vret dy kolegët e tij pas një grindje – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Amerika

"Ankthi im është në kulm", rrëfimi i gruas që vendosi të qëndrojë në shtëpi gjatë uraganit Milton

Amerika
Kalo në kategori