LAJMI I FUNDIT:

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Gazeta rumune “Sporturilor” ka publikuar një artikull ku thuhet se ata mund të kenë zbuluar taktikat e Kosovës para ndeshjes në Ligën e Kombeve.

Nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët përballen me Rumaninë në Ligën C, përkatësisht Grupi 2.

“Ne i kemi skemat e kosovarëve”, ka shkruar mediumi rumun, duke paraqitur selektorin Franco Foda në foto me disa letra.


Aty në të vërtetë shihen disa nga taktikat e tij, me çka edhe mediumi mund t’i ketë zmadhuar ato për t’i parë se çfarë shkruhet.

Por, mund të jetë edhe një lojë nga Foda, duke ditur se “syri” i mediumeve nga qenë afër tij në momentet e stërvitjes.

Mbetet të shihet se si do të startojë Foda për këtë përballje, ndërsa kanë mbetur më pak se një orë nga formacionet zyrtare. /Telegrafi/