LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Federata e Futbollit të Brazilit ka konfirmuar se mbrojtësi Eder Militao ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është larguar nga skuadra kombëtare.

Kokëdhimbjet për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, si duket nuk kanë fund shkaku i lëndimeve të futbollistëve.

I fundit që pësoi dëmtim nga lojtarët e Los Blancos është mbrojtësi Militao, gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.


Raporti mjekësor nga Federata e Futbollit të Brazilit shpjegon se mbrojtësi i Real Madrid ndjeu ‘dhimbje në kofshën e djathtë pas stërvitjes të së enjtes mbrëma në Qendrën Stërvitore të Atletico Paranaense’.

Sipas gazetës Marca, 26-vjeçari tani pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Sociedad pas pushimit ndërkombëtar.

Vlerësimet fillestare sugjerojnë një mungesë prej 2-3 javësh për Militaon dhe mund të humbasë deri në pesë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë derbin me Atletico Madridin më 29 shtator.

Ndryshe, mbrojtësi brazilian humbi një pjesë të madhe të sezonit 2023/24 pasi pësoi një dëmtim të ligamentit ACL në gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live LIVE: Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Kalo në kategori