Si Franco Foda edhe Vedat Muriqi ka thënë se e njeh shumë mirë lojën që bën trajner i Rumanisë para ndeshjes së Kosovë në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të rumunëve në ndeshjen që nisë të premten (6 shtator) në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
“Siç e dini jemi në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme. Pas shumë kohësh kthehemi në Fadil Vokrri. Jemi shumë optimist. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë”, ka thënë Muriqi.
“Ne kemi biseduar ‘besojmë në hakmarrje’ por brenda në fushë. Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës, dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta”.
“Besoj se ndeshja do të jetë e rëndësishme për të dyja ekipet. Rumania dhe Kosova janë favorit për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider”.
“E vlerësojmë shumë si kundërshtare sepse herën e kaluar të them të vërtetën unë personalisht nuk e kam parë Rumaninë që janë shumë para nesh. Brenda fushës në lojë e kanë merituar të kualifikohen në Evropian. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm. Kanë lojtarë të rëndësishëm. Do të mundohen të na nxjerrin probleme. E dimë kundërshtarin, me gjithë respektin, nesër do ta japim maksimumin për t’i lënë ata pa pikë”.
“E njoh Lucescun nga Galatasaray dhe Beshiktash. Ai është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik. Nesër e ka ndeshjen debutuese pas një kohe të gjatë. Ai i kushton rëndësi pjesës taktike. Nesër do të jetë më e rëndësishme pjesa mentale. I uroj suksese. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Do të mundohemi të japim më të mirën për të marrë pikët e plota”.
“Ankesën që e ka bërë FFK-ja e vlerësoj shumë sepse ka qenë ankesë me vend. Loja në Rumani është ndërprerë për gati një orë. Unë jam futbollist profesionist pavarësisht si është politika dhe si i kanë lidhje mes vete shtetet. Unë jam futbollist dhe futbolli duhet të na bashkojë, jo të na largojë. Ne si sportistë dhe sportdashës duhet të mbetemi brenda fushës. Ta shfrytëzojmë lojën maksimalisht, me gola e lojë. Edhe tifozët dhe futbollistët lidhjet politike nuk duhet të na interesojnë. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit. Ankesën e vlerësoj dhe ka qenë ankesë me vend”.
“Besoj që prej se jemi krijuar si Kombëtare është konkurrenca shumë e madhe në sulm, sidomos për ne që luajmë si sulmues. Nuk ndihem i rrezikuar, po ndihem mirë dhe i qetë. Po shoh që lojtarët e qetë, po e zë veten si ‘plak’ sepse ata janë djem 20-21-vjeçar. Po vijnë lojtarë të rinj, si Rrahmani, Asllani e Bytyqi. Nuk ka rëndësi nuk luan, edhe nëse nuk luajë unë, mund të luajnë të rinjtë. Po zhvillohemi dhe po rritemi bashkë”.
“Kemi shumë vite që po luajmë me Edonin e Milotin. Jemi në top-formë, siç kemi qenë para dy-tre vjetësh. Kemi potencial të mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Nesër shpresoj në fitore sepse është futboll, nuk i dihet. Një gjë e kemi të sigurt. Ne do të japim maksimumin, Edoni apo Vedati, pavarësisht emrave. Nesër do të shohin të gjithë lojë kolektive. Me trajnerin jemi në kontakt. E ka kaluar atë fazën e njoftimit me lojtarët. Tashmë jemi në një fazë që dështimet ka mundësi që na dëmtojnë më tepër, por do të mundohemi të mos kemi dështime. Duam të marrim fitoren e parë sepse është shumë e rëndësishme”.
“Me Albionin, Fisnikun. Kam luajtur me dy sulmues edhe në ekip. Dhe nuk do ta kisha problem të luajmë me dy sulmues. Nuk do ta ketë askush asnjë problem, pavarësisht a luajmë me një apo dy sulmues”, ka potencuar më tej Muriqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Këngëtari i njohur Ed Sheeran ndihmoi klubin e tij të preferuar të sillte një futbollist me vetëm një telefonat
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme