LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut
Një mjet shpërthyes është hedhur sot herët në mëngjes në oborrin e një shtëpie të një qytetari serb në Zubin Potok, e që u konfirmua se ishte granatë dore. Shtëpia dhe vetura, që ishin cak i sulmit, janë të një bashkëpunëtori të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri. 

Rreth orës 02.00 të mëngjesit, rahatia në Zubin Potok iu prish një familjeje me një granatë dore.

Aty dikush e hodhi atë mjet shpërthyes e si pasojë u dëmtua vetura në disa pjesë dhe dritarja e shtëpisë.

Kjo shtëpi e vetura i takojnë një qytetari nga komuniteti serb, por i cili punon me kryetarin e Zubin Potokut nga PDK-ja, Izmir Zeqiri.


Familjarët, të frikësuar nga rasti, nuk deshën të flisnin para kamerës, pikërisht me arsyetimin se sulmi ndaj tyre mund të përsëritet.

Por, kryetari Zeqiri e vizitoi në mëngjes këtë familje dhe tha se ata më të shqetësuar janë për fëmijët e tyre.

“Unë isha në vizitë tek bashkëpunëtori im, sepse ai i ka disa fëmijë të vegjël dhe e di që ju kanë shqetësu edhe fëmija, sepse para shtëpisë kanë rënë copëza të bombës. Mirëpo intensivisht janë duke hulumtuar rastin policia dhe hetuesia”, ka deklaruar Zeqiri, raporton RTV Dukagjini.

Të dyshuar nuk ka dhe për shkak se procesi është akoma në hetime, nga policia nuk u dhanë shumë detaje.

“Atë çka mund të konfirmojmë është që sot në mëngjes rreth orës 02:30 ka ndodhë një shpërthim në oborrin e një shtëpie ku ka pas dëmtim të një veture dhe xhamat e shtëpisë. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi që kanë dalë njësitet e specializuara, për arsye të shpërthimit kemi ardh në përfundim që kemi të bëjë me një granatë dore e për arsye të hetimeve nuk mund të themi më shumë”, ka thënë Veton Elshani – zv.drejtor i Policisë për Rajonin në veri të Mitrovicës.

Forma të tilla të kërcënimit janë të shpeshta në veri, ku qytetarët serbë, veçanërisht ata që ndonjë formë pranojnë ose janë të lidhur me institucionet e Kosovës.

Ky sulm ndaj bashkëpunëtorit të kryetarit të Zubin Potokut vjen vetëm një ditë pasi vetë Izmir Zeqiri bëri publike se u kërcënua me jetë dy herë nga një profil me të dhëna të një serbi në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori