LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli takohet me dy ministra sllovenë, diskutohet për rritje të investimeve në Kosovë

Rizvanolli takohet me dy ministra sllovenë, diskutohet për rritje të investimeve në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit, është takuar me ministrin slloven të Mjedisit, Klimës dhe Energjisë, Bojan Kumer, dhe atë të Ekonomisë, Turizmit dhe Sportit, Matjaz Han.

Nga Ministra e Ekonomisë, përmes një komunikate kanë bërë të ditur se gjatë takimit të ministres Rizvanolli me ministrin Kumer u diskutua për zhvillimin në fushën e energjisë, për rritjen investimeve dhe kapaciteteve të reja të energjisë së gjelbër dhe në veçanti për projektet e energjisë nga era.

Ndërsa në takimin që ka zhvilluar me ministrin Han, u diskutua për rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë, bashkëpunimin e ndërsjellë mes kompanive kosovare dhe sllovene, ku Ministrja Rizvanolli e njoftoi për progresin që ka shënuar Kosova në zhvillimin ekonomik.


Po ashtu, Ministrja Rizvanolli theksoi se për të dytën herë sivjet në Slloveni, mikpritja ishte e ngrohtë dhe diskutimet produktive, ndërsa u shpreh se mezi pret që t’i mirëpresim në Kosovë, me shpresë që kjo do të jetë në kuadër të një forumi ekonomik të përbashkët.

Ndërsa, dy ministrat slloven shprehen gatishmërinë dhe vullnetin për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori