LAJMI I FUNDIT:

E dashura e re e Brad Pitt po krahasohet me Amal Clooney – kanë ngjashmëri të madhe në dukje

E dashura e re e Brad Pitt po krahasohet me Amal Clooney – kanë ngjashmëri të madhe në dukje

Brad Pitt dhe George Clooney erdhën së bashku në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia me partneret e tyre.

Brad mori me vete të dashurën e tij 26-vjeçare Ines de Ramon, ndërsa George erdhi me gruan e tij, Amal.

Pasi ata të katër kaluan në tapetin e kuq përpara premierës së filmit “Wolfs”, në të cilin Pitt dhe Clooney luajnë, shumë filluan të shkruajnë në rrjetet sociale se Ines dhe Amal ngjajnë jashtëzakonisht shumë.


Foto: Getty Images

“Dhe Brad është me Amalin”, “Më duken të dy njësoj?”, “Bradi gjeti të njëjtën vajzë si George”, “Janë si binjake” – janë disa nga komentet.

Brad dhe Ines janë filmuar në shoqërinë e çiftit Clooney një ditë para premierës së filmit.

Foto: Getty Images

Fotografët i zunë teksa udhëtonin nëpër Venecia për në një restorant, ku darkuan së bashku.

Organizatorët ndërkohë siguruan që Brad dhe Angelina Jolie t’i shmangen njëri-tjetrit gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.

Foto: Getty Images

Ylli i Hollywoodit u tha se ka qenë e shoqëruar nga partneri i saj i ri. /Telegrafi/