Nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Roland Çipa
Sa depërtuese janë fundet e ditëve të vjeshtës! Ah! Depërtojnë thellë derisa e ndien dhembjen! Të ngjallin ndjenja të këndshme që s’e merr vesh nga burojnë, por që janë shumë të fuqishme. E nuk ka majë më të mprehtë për të të shpuar se ajo e Pafundësisë![1]
Sa kënaqësi e madhe është ta zhytësh vështrimin në detin dhe qiellin e pafund!
Vetmi, qetësi, dëlirësi e pakrahasueshme e kaltërsisë.
Vela e vogël që dridhet në horizont dhe që me vogëlsinë e vetminë e saj imiton ekzistencën time të pandreqshme, apo melodia monotone e valëve të detit janë gjëra që mendojnë nëpërmjet meje, ose ndoshta unë mendoj nëpërmjet tyre (sepse në madhështinë e ëndërrimit, uni humbet shpejt). Ato mendojnë, sipas meje, në mënyrë muzikore, piktoreske, pa kotësi, pa fjalë të tepërta, pa joshje.
Gjithsesi, këto mendime që dalin nga unë apo që çlirohen nga gjërat që më rrethojnë, bëhen shpejt fuqiplota. Energjia që buron nga ëndja krijon në shpirt një gjendje të turbullt dhe një vuajtje pozitive. Nervat e mia të tendosura tej mase nuk prodhojnë gjë tjetër veçse vibracione ulëritëse dhe të dhimbshme.
Thellësia e qiellit papritmas më shtang; kthjelltësia e tij më acaron. Pandjeshmëria e detit dhe pandryshueshmëria e spektaklit më revoltojnë.
Ç’duhet të bëj, të vuaj përjetësisht apo t’i largohem përjetësisht së bukurës?
Natyrë, magjistare e pamëshirshme, rivale që fiton gjithmonë, lërmë të qetë! Mjaft tundove dëshirat dhe krenarinë time!
Studimi i të bukurës është si një dyluftim ku artisti ulërin me tmerr para se ta pranojë përfundimisht humbjen. /Revista “Akademia”/
_______
[1] Bodëler e shkruan fjalën pafundësi me germë të madhe sepse e konsideron atë si një emër të përveçëm, si diçka që ekziston konkretisht dhe jo si një koncept të përgjithshëm abstrakt. Ai bën të njëjtën gjë dhe për kohën dhe jetën në poemën “Dhoma me dy fytyra”, për mospërfilljen te poema “Secili Kimerën e vet” apo për mërzitjen te “Një vdekje heroike”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje