LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pritet ta anulojë një takim në Hungari, shkaku i marrëdhënies mes Orbanit dhe Putinit

BE-ja pritet ta anulojë një takim në Hungari, shkaku i marrëdhënies mes Orbanit dhe Putinit

Ministrat e Financave të vendeve ku euro është valuta zyrtare duhej të mbajnë muajin e ardhshëm një takim në Budapest, por për shkak të marrëdhënieve të kryeministrit hungarez, Viktor Orbán me presidentin rus, Vladimir Putin, takimi është i diskutueshëm.

Siç shkruan politico, duke cituar burime nga Brukseli, javën e ardhshme do të vendoset nëse takimi do të zhvillohet, por disa ministra nga Eurozona planifikojnë të bojkotojnë ngjarjen e planifikuar. Mes tyre janë ministra nga Gjermania, Estonia, Finlanda dhe Lituania.

Shkak, siç theksojnë burime për politico, është vendimi i Orbanit për të mbajtur marrëdhënie të mira me Putinin pas agresionit rus kundër Ukrainës, i cili ka filluar më 24 shkurt të vitit 2022.


Ministrat e financave të Eurozonës, si rregull, takohen një herë në muaj në vende të ndryshme në Bashkimin Evropian, me faktin se ata takohen dy herë në vit në vendin që kryeson unionin.

Megjithatë, qëndrimi i Orban ndaj Rusisë, së bashku me udhëtimin në Kiev, Moskë, Pekin dhe SHBA muajin e kaluar, ku ai tha pa autorizim se ai “përfaqëson BE-në”, mund të jetë një problem.

Tashmë disa zyrtarë kanë refuzuar të vijnë në takimet në Budapest, veçanërisht zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rrëzohet aksidentalisht një aeroplan F-16 në Ukrainë?

Rrëzohet aksidentalisht një aeroplan F-16 në Ukrainë?

Evropa
Aleati

Aleati "befason" Putinin - përdor një aeroplan për të rrëzuar një dron sulmues rus, për herë të parë

Botë
Izraeli dhe Hamasi bien dakord për pauza tre-ditore të luftimeve për vaksinimin e fëmijëve në Gaza

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për pauza tre-ditore të luftimeve për vaksinimin e fëmijëve në Gaza

Azia
Ukraina mund të shfrytëzojë aeroplanët F-16 të Holandës për ta sulmuar territorin rus

Ukraina mund të shfrytëzojë aeroplanët F-16 të Holandës për ta sulmuar territorin rus

Evropa
Pse Putini e ka të vështirë të ndalojë inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë?

Pse Putini e ka të vështirë të ndalojë inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë?

Botë
Mbi pesë milionë njerëz u evakuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi Japoninë, të paktën katër të vdekur

Mbi pesë milionë njerëz u evakuan pasi një tajfun i fuqishëm goditi Japoninë, të paktën katër të vdekur

Azia
Kalo në kategori