LAJMI I FUNDIT:

Hasani mesazh “motrave dhe vëllezërve” në Prishtinë për Urën e Ibrit: Diskutoni së pari me ata që iu duan shumë

Hasani mesazh “motrave dhe vëllezërve” në Prishtinë për Urën e Ibrit: Diskutoni së pari me ata që iu duan shumë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka folur sot për situatën në Kosovë dhe veçanërisht për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Motrat dhe vëllezërit tanë në Prishtinë të gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet t’i diskutojnë së pari me ata që i duan shumë.”

Ky ishte mesazhi që ministri i Jashtëm Igli Hasani i dërgoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga bashkëbisedimi i sotëm me gazetarët në Tiranë.


Kur u pyet nga gazetarja e A2 CNN nëse ka pasur komunikim me qeverinë në Prishtinë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, Hasani tha se asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu Shqipërinë.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet ti diskutojnë së pari me ata që i duan shumë. T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, u përgjigj Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori