LAJMI I FUNDIT:

Skandali i mbetjeve industriale, AKIP: Deklaratat e qeverisë janë zhgënjyese

Skandali i mbetjeve industriale, AKIP: Deklaratat e qeverisë janë zhgënjyese

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me deklaratat e Qeverisë Shqiptare ndaj skandalit të mbetjeve industriale të eksportuara drejt Tailandës.

Sipas AKIP, qeveria do duhej të analizonte se me çfarë sistemi monitorohen dhe përpunohen mbetjet industriale në Kurum, në vend që të mohonte përgjegjësinë për këtë skandal.

“Në vend që të mohojë çfarëdolloj përgjegjësie, të cilën, ndoshta e ka e ndoshta jo, qeveria duhet të shtrojë pyetjen themelore se me çfarë sistemi dhe me çfarë infrastrukture shtetërore mbetjet industriale të Kurum apo të kompanive të tjera, raportohen, monitorohen dhe përpunohen, dhe me çfarë mjetesh shtetërore ne sigurohemi që këto mbetje nuk hidhen kuturu nëpër Shqipëri për të dëmtuar mjedisin dhe shëndetin”, deklaron AKIP.


Reagimin e qeverisë, AKIP e ka cilësuar “zhgënjyes”, duke sjellë në vëmendje menaxhimin e situatës në fjalë dhe mbajtjen e përgjegjësisë në çdo rast.

“Qeveria duhet të ketë parasysh se është detyrë njerëzore që Shqipëria, përveç që të menaxhojë siç duhet mbetjet e veta, qofshin këto të rrezikshme apo të parrezikshme, të sigurohet që këto mbetje nuk do të eksportohen për groposje në një vend tjetër të varfër si Tailanda dhe se Marrëveshja e Baselit, ku Shqipëria është palë, nuk është një copë letre e pavlerë e harruar në ndonjë sirtar, por një instrument shumë i rëndësishëm që Shqipëria duhet ta zbatojë, në mbrojtje të natyrës dhe shëndetit të popullsisë shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të varfra si ne”, thuhet në deklaratë, raporton EuronewsAlbania.

Ndryshe, Zëvendëskyrministrja dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në Shqipëri, Belinda Balluku, i është përgjigjur sot interesit të gazetarëve për eksportin e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Ajo hedh poshtë përfshirjen e Autoritetit Portual të Durrësit në këtë çështje dhe përgjegjësinë ia faturon koncensionarit evropian që operon në këtë port.

Sipas saj Autoriteti Portual i Durrësit me koncensionarin që ka kryer këto transporte janë dy etnitete konkurrente.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

​MD ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën thirrje për mbështetje

Drejtësi
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Konflikti i armatosur në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

Konflikti i armatosur në Prishtinë, Haxhiu: E papranueshme që grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori