LAJMI I FUNDIT:

CIA: Rusia do ta ketë të vështirë ta rikthejë territorin e Kurskut

CIA: Rusia do ta ketë të vështirë ta rikthejë territorin e Kurskut

Zëvendësdrejtori i CIA-s thotë se do të jetë e vështirë për Rusinë të rifitojë territorin që e ka humbur në rajonin e Kurskut.

Duke folur në samitin e inteligjencës dhe sigurisë kombëtare në Uashington, David Cohen tha se rëndësia e pushtimit të Kurskut “mbetet për t’u parë”, shkruan skynews.

Ndërsa Kievi ka thënë se nuk ka ndërmend të aneksojë zonën që tani po e kontrollon, trupat ukrainase po ndërtojnë linja mbrojtëse dhe duket se ata synojnë të mbajnë “disa nga ai territor për një periudhë kohore”, tha Cohen.


“Ne mund të jemi të sigurt se Putini do të ndërmarrë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë atë territor”, shtoi ai.

“Unë mendoj se pritshmëria jonë është që kjo të jetë një luftë e vështirë për rusët”, pohoi Cohen.

Ai tha gjithashtu se Putini do të duhet “të përballet me pakënaqësitë” për humbjen e territorit rus.

Ukraina pretendon se tani kontrollon 100 vendbanimeve në rajonin e Kurskut, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të ecin përpara në rajonin lindor ukrainas, Donetsk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet harta e objektivave të ukrainasve brenda Rusisë, por ata kanë nevojë për leje

Publikohet harta e objektivave të ukrainasve brenda Rusisë, por ata kanë nevojë për leje

Evropa
Tre të vdekur nga një tajfun i fuqishëm që ka goditur Japoninë jugore – stuhia pritet të ‘zbarkojë’ edhe në pjesë të tjera të vendit

Tre të vdekur nga një tajfun i fuqishëm që ka goditur Japoninë jugore – stuhia pritet të ‘zbarkojë’ edhe në pjesë të tjera të vendit

Azia
Një “bombë sociale me sahat”? Ja pse përdorimi i rekrutëve në Kursk mund të sjellë një 'goditje nga brenda' për Putinin

Një “bombë sociale me sahat”? Ja pse përdorimi i rekrutëve në Kursk mund të sjellë një 'goditje nga brenda' për Putinin

Botë
Kisha greke që sfidon gravitetin - më e shtrembër se Kulla e Pizës

Kisha greke që sfidon gravitetin - më e shtrembër se Kulla e Pizës

Greqia
Çka është 'shtetas natyral amerikan' dhe kush lejohet të kandidojë për president?

Çka është 'shtetas natyral amerikan' dhe kush lejohet të kandidojë për president?

Amerika
Gjykata franceze mori një vendim për pronarin e arrestuar të Telegramit

Gjykata franceze mori një vendim për pronarin e arrestuar të Telegramit

Evropa
Kalo në kategori