LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë dronët ‘kamikazë’ dhe nga vijnë ata?

Çfarë janë dronët ‘kamikazë’ dhe nga vijnë ata?

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar këtë mëngjes se “qindra dronë Shahed” janë përdorur nga rusët, në atë që ai e quajti “sulmin më të madh të kombinuar” mbi territorin ukrainas.

Dronët Shahed janë të njohur si dronë “kamikazë”, dhe kanë luajtur rol të madh deri më tani në këtë luftë, transmeton Telegrafi.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës thonë se Rusia ka përdorur dronët iranian Shahed-136 në luftën në Ukrainë që nga vjeshta e vitit 2022.


Dronët kanë eksploziv dhe janë të projektuar për të bredhur mbi një objektiv, derisa të udhëzohet të sulmojë dhe mund të jetë e vështirë të zbulohet në radar.

Qeveria iraniane thotë se e ka furnizuar “me numër të vogël” të dronëve Rusinë para luftës.

Por Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Iranin që vazhdimisht po i dërgon dronë Rusisë – kurse BE-ja i ka vënë sanksione Iranit si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi. /Telegrafi/