Kërkimet tre vjeçare të ekspeditës së përbashkët të arkeologëve shqiptarë, arkeologëve të Universitetit të Këlnit në Gjermani dhe atij të Bufalos në ShBA ka zbuluar në fshatin Podgorie të Maliqit, gjurmë të rrethimit të një vendbanimi që daton nga 5500 deri në 5 mijë vjet para Krishtit.
Rrethimi nuk është fortifikim, por një hendek që mbronte vendbanimin nga kafshët e egra. Gërmimet janë fokusuar në zonën e Luadishtit ku besohet se gjenden gjurmë dhe objekte që i përkasin periudhës së neolitit të mesëm.
Drejtuesja e ekspeditës Edlira Andoni pohoi se intensiteti i gjetjeve arkeologjike dhe studimi gjeomagnetik i sitit, treguan për ekzistencën e një vendbanimi të neolitit të mesëm në zonën e fshatit Podgorie. Arkeologët kanë arritur të dokumentojnë moshën e rrethimit të këtij vendbanimi prehistorik, i cili mendohet të jetë 7 mijë vjeçar.
Edlira Andoni, drejtuese e ekspeditës: Ne zbuluam rrethimin e vendbanimit, konsiston në një lloj kanali, nuk është fortifikim, por një formë për të treguar se ku ndodhet vendbanimi. Për të mbajtur kafshët e zbutura apo të egra.
Gjatë kërkimeve të këtij viti ekspedita u fokusua tek gjetja e gjurmëve dhe elementëve të banesave neolitike. Rezultatet e studimeve hedhin dritë mbi arkitekturën e banesave, të ndërtuara kryesisht me baltë të pjekur dhe dru.
Edlira Andoni, drejtuese e ekspeditës: Po mbledhim të dhëna të reja për datimin e vendbanimit, për të ndërtuar aktivitetet ekonomike, sociale të banorëve neolitikë.
Zona e Maliqit dhe e Korçës njihen për pasuritë e jashtëzakonshme arkeologjike të periudhës së prehistorisë, të cilat janë zbuluar nga ekspedita vendase dhe të huaja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVozitje si nëpër filma në Prishtinë, Policia shfaq videon
Regjistrimi i diasporës, deri tash janë regjistruar 600 mijë mërgimtarë
Largimi i të rinjve, bujqësia shqiptare po kthehet në një profesion për pensionistët
Rritet vlera e remitencave nga diaspora, mbi 5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar
I shtrirë në tokë dhe i mbuluar nga gjaku përpiqet të telefonojë, veprimi i çuditshëm i Lorenc Kostës gjatë plagosjes nga polici
Ambasadat kritikojnë strategjinë e Kosovës për krimet e luftës: Trajtohen vetëm viktimat nga radhët e komunitetit shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vozitje si nëpër filma në Prishtinë, Policia shfaq videon
Kërcënon Dodik: Nëse prekni pronën e Republika Srpskas, do të marrë një vendim për pavarësinë - as CIA nuk do t'ju ndihmojë
Shkaku i flamurit kombëtar, “Ballistët” i detyruan ta lëshojnë tribunën
Çfarë do të bëjnë dy astronautët e Boeing Starliner në hapësirë deri në vitin 2025?
Martinez flet për të ardhmen e Williams - ky i fundit mbetet i lidhur me Barcelonën
Dikur rivalë të njëri-tjetrit, Noizy tani e mbështet Ledrin: Një dhe i vetmi