LAJMI I FUNDIT:

Emir Sahiti me një transferim befasues, afër kalimi te gjiganti gjerman në Bundesliga 2

Emir Sahiti me një transferim befasues, afër kalimi te gjiganti gjerman në Bundesliga 2

Hamburgu dëshiron të përmirësojë repartin sulmues, ku skuadra e kategorisë së dytë gjermane tashmë ka arritur marrëveshje me personale me Emir Sahitin. 

Drejtori sportiv i Hamburg, Stefan Kuntz po punon intensivisht për të mbyllur transferimin.  

Siç raporton ‘Hamburger Abendblatt’, Hamburg ka hedhur hapa të mëdhenj drejt sulmuesi anësor të Hajduk Split.  Sipas këtij mediumi, tashmë është arritur një marrëveshje me lojtarin, i cili ka pranuar të kalojë në ekipin e njohur të kategorisë së dytë gjermane.


 

Hamburgut tani i duhet të arrijë marrëveshje me Hajduk Splitin për çmimin e lojtarit. 

Po flitet për dy llojë ofertash, ku njëra është e mundur që shqiptari të vije si huazim me opsion blerjeje, ndërsa e dyta për një transferim të menjëhershëm, pasi lojtarit i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë. 

HSV ishte tashmë në kontakt me lojtarin e Kombëtares së Kosovës në vitin 2022, por në atë kohë transferimi dështoi pasi nuk kishte marrëveshje mes klubeve.

Sahiti para disa javësh mori një dënim nga trajneri Gennaro Gatusso, për shkak se u vonua në stërvitje. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Live Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Ndërkombëtare

"Nga pamje e jashtme Barcelona është një gjigant, por në fakt nga brenda është një klub i vogël" - Claudio Bravo me deklaratë tronditëse për katalunasit

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë pas javës së dytë – befasi në të dyja grupet

Liga e Parë
Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Xherdan Shaqiri kthehet te Baseli, Albian Ajeti shënon gol

Ligat tjera
Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës

Superliga
Çfarë tha Nico Williams te Lamine Yamal, pasi sensacioni i Barcelonës tentoi ta godiste

Çfarë tha Nico Williams te Lamine Yamal, pasi sensacioni i Barcelonës tentoi ta godiste

La Liga
Kalo në kategori