Erlis Ukhagjaj njihej si një talent shumë premtues në Stuttgart të Gjermanisë, aty ku ka lindur dhe jeton.
Megjithatë Lisi nuk kishte talent vetëm në futboll, por edhe në muzikë dhe qysh në moshë të vogël shkruante tekste.
Me të kaluar vitet, Lisi e pa që muzika është profesioni që po i fle më shumë dhe vendosi një gjë. Ta lë futbollin dhe t’i përkushtohet vetëm muzikës, pasi në këtë profesion po e ndjen vetën më mirë.
Erlisi që tani me emrin artistik njihet si Lisi ka sjell dy projekte të reja dhe ka publikuar edhe klipet të këngëve ‘Rooftop’ dhe ‘Kce kce’ brenda një muaji.
Këngët e reja të Lisit janë pritur shumë mirë, derisa talenti deçanas ka folur për Telegrafin rreth dy projekteve të tij.
“Jam befasuar për të mirë nga gjitha komentet dhe mesazhet që kam marrë pas publikimit të dy këngëve të para. Jam ndjerë shumë shumë mirë si një artist i ri me përkrahjen e madhe që kam marrë dhe mesazhet e shumta pozitive”, thotë Lisi për Telegrafin.
Ai tregon edhe arsyen që bëri ta lë futbollin për t’iu përkushtuar muzikës.
“Kam pasur talent edhe në futboll, po e shihja që muzika është ajo që e kam më afër zemrës. Këtu varet gjithçka nga unë dhe në futboll jo. Gjithsesi eksperienca në futboll pasi e kam edhe djalin e hallës (Florent Hadergjonaj) futbollist dhe më ka përkrahur edhe ai prej fillimit”.
“Tani futbolli mbetet vetëm një lojë që e dua dhe i gjithë fokusi im është te muzika”, ka vazhduar tutje Lisi.
Pas dy projekteve të para, Lisi thotë se është duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti do të publikoj edhe një këngë tjetër.
“Jam duke punuar vazhdimisht. Thuajse gjithë kohën jam duke shkruar tekste dhe jam në studio duke punuar. Çdo fillim është i vështirë dhe duhet shumë punë shumë angazhim për të arritur atë që dua”, deklaroi Lisi.
“Si artisti i ri duhet t’i sjell gjëra të reja publikut tim. Mendoj që është mirë që çdo muaj të sjell nga një projekt dhe jam duke punuar në këtë drejtim”, deklaroi talenti deçanas i cili po jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë.
“Do të ketë edhe disa bashkëpunime me artistë të mëdhenj në vendin tonë, por këtë po e lë befasi për përkrahësit e mi”, tha Lisi.
Ai krejt në fund ka falënderuar familjen e tij për përkrahjen e madhe që po i japin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/IMG-20240823-WA0016.jpg)
“Familja ime ka qenë gjithmonë përkrah meje si në futboll kur isha ashtu edhe në muzikë tani. Gjithmonë do të jem falënderues ndaj prindërve, motrës dhe gjithë familjes për përkrahjen e madhe që po më japin. Vetëm me punë të madhe dhe përkushtim do t’ia shpaguaj edhe atyre besimin”, tha Lisi për Telegrafin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss-380x233.jpg)
Gjesti ‘harron’ për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerrr-1-380x233.jpg)
Laerti e quan “naziste” Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss-380x233.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BUURIM.jpg)
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet
![Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-121-780x439.jpg)
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë
![Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/SAAALA.jpg)
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën
![Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/seanca-e-jashtezakonshme-sigurimet-shendetesore-Adriana-Matoshi-foto-Ridvan-Slivova-32-e1739984915257-780x439.jpg)
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes
![Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-119-780x439.jpg)
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame