LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Nga e hëna nisin gjobat në rast se hasen patent shofer të lëshuar nga strukturat paralele

Elshani: Nga e hëna nisin gjobat në rast se hasen patent shofer të lëshuar nga strukturat paralele

Mbi 6.300 qytetarë kanë aplikuar për konvertimin e patent shoferëve nga ato ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur  zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Mitrovica e Veriut.

“Deri sot janë konvertuar përmbi 6 mijë e 300 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është vikend dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne”, ka thënë ai.


Elshani ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdohet me gjobitje me tiketa, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.

Tutje ai ka bërë të ditur se vlerësohet se kanë mbetur vetëm edhe disa qindra patentë shoferë të pakonvertuar.

“Nuk e kemi shifrën e saktë, sidoqoftë kemi qytetarë të tjerë të cilët s’mund t’i realizojnë të drejtat e tyre për të qenë shtetas të Kosovës. Ka një numër që nuk e dimë saktë, por që është me qindra”, ka thënë ai për RTK-në.

Procesi i konvertimit të patentë shoferëve ka nisur nga 9 maji.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori