LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si do të duket stadiumi më i madh në botë, ai mund të presë finalen e Kupës së Botës 2030

Shikoni se si do të duket stadiumi më i madh në botë, ai mund të presë finalen e Kupës së Botës 2030

Prej kohësh dihet që Maroku, Spanja dhe Portugalia do të organizojnë Kampionatin Botëror në vitin 2030 dhe tashmë po diskutohet se ku do të zhvillohet ndeshja finale.

Tre stadiume janë propozuar si vende të mundshme për finalen e Kupës së Botës, përkatësisht Santiago Bernabeu në Madrid, Camp Nou në Barcelonë dhe stadiumi i ri në Casablanca.

Bernabeu është favorit, por Federata Marokene e Futbollit po avokon fuqishëm që finalja të mbahet në stadiumin e tyre të ri, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.


Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet
Lexo po ashtu Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Stadiumi Hassan II, i emëruar sipas mbretit maroken, do të vendoset në veri të Casablancës dhe është planifikuar të ketë një kapacitet prej 115,000 spektatorësh, duke e bërë atë stadiumin më të madh të futbollit në botë.

Një nga karakteristikat më interesante të stadiumit do të jetë rrethina e tij, përkatësisht kopshtet botanike që do ta rrethojnë atë dhe do të krijojnë një oazë paqësore brenda zonës urbane të Kazablankës.

View this post on Instagram

A post shared by Populous (@wearepopulous)

Karakteristika dalluese e stadiumit është çatia e dallueshme me rrjetë alumini në formën e një tende, frymëzuar nga festivali tradicional maroken “Moussem” ku njerëzit mblidhen jashtë dhe nën tenda.

Ndryshe, kompania e njohur ndërkombëtarisht Populous me bashkëpunimin e arkitektëve francezë nga studio Oualalou + Choi është përgjegjëse për projektimin e stadiumit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori