LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Gallagherit nga Chelsea

Atletico Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Gallagherit nga Chelsea

Klubi spanjoll, Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, Conor Gallagher në një marrëveshje pesëvjeçare.

24-vjeçari anglez është lojtar i ri i Los Cholchoneros dhe tashmë është duke u trajnuar me shokët e tij të rinj të skuadrës.

Marrëveshja besohet të jetë me vlerë rreth 42 milionë euro për Chelsean, me Joao Felix që shkoi në anën tjetër, por për një shifër më të madhe.


Gallagher kërkohej nga Tottenham Hotspur dhe Aston Villa, por dha dritën jeshile për një marrëveshje me Atleticon.

“Atletico de Madrid dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Conor Gallagher, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2029”.

“Mesfushori ka lindur në Angli në vitin 2000 dhe është një reprezentues i plotë për vendin e tij”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Ndryshe, Atletico Madridi me këtë transferim e ka e çuar totalin e shpenzimeve të tyre në 182.5 milionë euro këtë verë.

Ata kanë përfunduar marrëveshje transferime me Robin Le Normand (Real Sociedad), Alexander Sorloth (Villarreal) dhe Julian Alvarez (Manchester City). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sven-Goran Eriksson thotë lamtumirë me mesazhin e fundit emocional teksa tregon se si dëshiron që njerëzit ta kujtojnë atë

Sven-Goran Eriksson thotë lamtumirë me mesazhin e fundit emocional teksa tregon se si dëshiron që njerëzit ta kujtojnë atë

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Transferimet e fundit të afati kalimtar veror – klubet po punojnë për të mbyllur goditjet e fundit

Sterling dhe tre yje tjerë të Chelseat përjashtohen nga lista e skuadrës së Enzo Marescas në Ligën e Konferencës

Sterling dhe tre yje tjerë të Chelseat përjashtohen nga lista e skuadrës së Enzo Marescas në Ligën e Konferencës

"Uau", Kroos reagon për largimin e lojtarit nga Barcelona si i lirë

Barcelona ofron pesë milionë euro më pak për Chiesan sesa çmimi i kërkuar nga Juventusi

Barcelona ofron pesë milionë euro më pak për Chiesan sesa çmimi i kërkuar nga Juventusi

Kalo në kategori