LAJMI I FUNDIT:

Dy ish futbollistët e njohur tregojnë që Interi dhe Juventusi janë në bisedime për Federico Chiesan

Dy ish futbollistët e njohur tregojnë që Interi dhe Juventusi janë në bisedime për Federico Chiesan

Paolo Di Canio e detyroi legjendën e Interit, Beppe Bergomi, të pranojë se Nerazzurrët janë në bisedime për të nënshkruar me Federico Chiesa nga Juventusi.

Kjo ndodhi gjatë emisionit pas ndeshjeve në Sky Sport Italia të dielën mbrëma, ku dyshja e njohur ishin të ftuar.

Di Canio dhe Bergomi po flisnin për të ardhmen e Chiesa kur ish-sulmuesi i tha kolegut të tij duke buzëqeshur: “Zio [pseudonimi i Bergomit]. Ju e dini se ata [Interi dhe Juventusi] janë duke negociuar. Mos u bë i poshtër”.


Ish-mbrojtësi i Interit dhe fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 1982 fillimisht hezitoi ta pranonte, por më pas tha: “Po, sigurisht. Të gjithë e dinë se negociatat janë në vazhdim”.

Chiesa nuk është pjesë e projektit të Thiago Mottas te Juventusi dhe aktualisht po stërvitet veçmas nga lojtarët e ekipit të parë, në pritje për t’iu bashkuar një klubi të ri.

Fali Ramadani në kryeqytetin italian, po flet me dy klube për Chiesan
Lexo po ashtu Fali Ramadani në kryeqytetin italian, po flet me dy klube për Chiesan

Kontrata e anësorit italian skadon në qershor të vitit 2025, ndaj Juventusi po shtyn ta shesë atë këtë verë në mënyrë që të mos e humbasë si transferim i lirë vitin e ardhshëm.

Roma dhe Milani gjithashtu janë lidhur me Chiesa, i cili është në dispozicion për rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori