Marrëdhëniet seksuale me shumë partnerë dhe sjelljet e rrezikshme seksuale të lidhura shpesh edhe turizmin seksual, tashmë një tjetër destinacion ky që vitet e fundit po merr përmasa, dukshëm ka sjellë një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Sipas mjekut Arjan Harxhi në klinikën e sëmundjeve infektive në QSUT ritmet e infektimit janë më të larta se ato të një viti më parë
“Kemi shtim të rasteve me Hiv-Aids nga dita në ditë. Mbi 80 raste të reja në 6 muajt e parë dhe kjo është një shifër e konsiderueshme pasi me këto ritme mund t’ia kalojmë edhe vitit të shkuar dhe është një shifër e lartë për Shqipërinë. Kemi shifra të larta ta sifilizit, kemi një epidemi padyshim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si të virusit Human Papiloma, infeksionit Gonorea, Clamidia, Herpes etj.” u shpreh Arjan Harxhi.
Sipas Harxhit këto infektime janë lidhura me shumë kontekste por ajo që është shqetësuese është ulja e vëmendjes në popullatë për sjelljet e rrezikshme seksuale.
“Kjo rritje e numrit të rasteve tregon se në Shqipëri ekziston një rritje e sjelljeve të rrezikshme seksuale e lidhur me shumë kontekste. Një nga këto është turizmi seksual, përdorimi i rrjeteve sociale për takime, aplikacioneve të ndryshme. Ka një ulje të vëmendjes dhe ndërgjegjësimit në popullatë, sidomos të grupeve në rrezik, në lidhje me sjelljet e rrezikshme seksuale dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për institucionet , autoritetet, për specialistët që merren me këtë punë”, tha ai.
Mjekët rekomandojnë jo vetëm monitorim të kujdesshëm të situatës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme por edhe ndërhyrje.
“Duhet të monitorohet situata jo vetëm në drejtim të numrave të infeksioneve por edhe të llojeve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme për të ndërtuar veprime konkrete në drejtim të parandalimit. Një nga këto do të ishte padyshim edhe një fushatë më agresive mediatike në këtë drejtim për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe grupeve në rrezik si dhe për të rritur aksesin ndaj mjeteve mbrojtëse”, u shpreh mjeku.
Kategoritë më të prekura nga HIV dhe Sifiliz janë të rinjtë dhe meshkujt homoseksualë./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë