LAJMI I FUNDIT:

Luhet në Malishevë dhe Drenas, sot në program janë dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Luhet në Malishevë dhe Drenas, sot në program janë dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Xhiro e dytë në Albi Mall Superligë vazhdon me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme.

Do të luhet në dy qytete të ndryshme, Malishevë dhe Drenas dy sfida shumë interesante me fillim nga ora 17:00.

Malisheva do ta luaj ndeshjen e parë këtë edicion, pasi ajo e xhiros së parë ndaj Dritës është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Të besuarit e Bekim Isufit para adhuruesve të vet presin Ferizajn që ia filloi me fitore.


Vendasit kërkojnë pikët e para në kampionat, derisa Ferizaj i Arsim Abazit kërkon të mos mposhtet as në duelin e dytë.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Llapin.

Skuadra vendase pas humbjes në xhiron e parë kërkon pikët e para në sezonin e ri, derisa Llapi është i etur për fitoren e parë në kampionat. /Telegrafi/