LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas më shumë se 12 vitesh

Zyrtare: Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas më shumë se 12 vitesh

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është rikthyer te Baseli dhe tashmë është lojtari më i ri i klubit zviceran.

Para disa ditësh, sulmuesi nga Gjilani njoftoi ndarjen me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Shaqiri është bërë me klub të ri, duke u rikthyer në futbollin evropian.


Është ish-klubi i tij, Baseli, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Shaqirin, duke e rikthyer në ‘fole’ pas më shumë se 12 vitesh.

“Mirë se u riktheve në shtëpi”, shkruan shkurtimisht në videon prezantuese të Shaqirit.

Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 10 te Baseli, teksa thuhet se ka nënshkruar kontratë trivjeçare.  /Telegrafi/