LAJMI I FUNDIT:

Ky trend viral në TikTok të mëson se si të stërvitesh duke u argëtuar

Ky trend viral në TikTok të mëson se si të stërvitesh duke u argëtuar

Imagjinoni të fikni dritat, të ndizni disa qirinj, të filloni të shikoni serialin e preferuar në Netflix dhe pastaj…të djersiteni në pistën e vrapimit

Kjo është “Cosy Cardio”, trendi i fundit që ka mbledhur mbi 1 milion shikime në TikTok, duke i ftuar të gjithë të veshin pizhamet më të rehatshme dhe të nisin lëvizjen.

Tashmë, shumë njerëz në mbarë botën po e bëjnë kohën “për veten” më produktive falë Hope Zuckerbrow, vajza që shpiku këtë term.


“Cosy Cardio” nuk është vetëm për djegien e kalorive; është një kombinim i çlodhjes me rezultatet. Nëse të vishemi e të dalim për një shëtitje duket më shumë si një detyrë sesa kujdes për veten, ndaj kjo stërvitje mund të jetë ideale për ju, në komoditetin e shtëpisë suaj.

Zuckerbrow zgjohet çdo ditë në orën 5:15 të mëngjesit, fillon ditën e saj me një kafe të ftohtë, ndez qiriun e saj të preferuar, zgjedh një film romantik dhe nis ecjen në pistën e vrapimit.

 Blue Moon – Muspace Lofi

Për pesë muaj me radhë, ajo ka shijuar kohën e saj “të rehatisë” 5 ditë në javë, duke arritur rezultate të mira. Nga një masë 16 në xhinse, ajo ka shkuar në masën 12. Zuckerbrow ndan video frymëzuese, duke ftuar ndjekësit në udhëtimin e saj që ka marrë mbi 1.7 milionë shikime.

Pasi kishte marrë më shumë se gjysmën e kilogramëve që kishte humbur më parë, Zuckerbrow u frymëzua për të krijuar këtë koncept. Ajo ishte e vendosur të gjente një metodë të rehatshme, plot dashuri për veten, ndaj fitnesit, që largonte “frikën e palestrës”, ankthin e të ndjerit e gjykuar në palestër.

“Dëshiroja të humbisja peshën në një mënyrë që ndihej mirë për mua, jo si ndëshkim,” tha ajo, citon Anabel.

Si një “vajzë që përqafon rehatinë, Zuckerbrow mbështetet në zonën e saj të rehatisë, duke gjetur një mënyrë të këndshme për të humbur kilogramët dhe për të përmirësuar marrëdhënien me trupin dhe stërvitjen. /Telegrafi/