LAJMI I FUNDIT:

Pas arratisjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Klinaku: Maqedonia do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit

Pas arratisjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Klinaku: Maqedonia do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit

Pas arratisjes nga arresti shtëpiak i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë – Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka përgëzuar Ramadanin për arratisjen nga arresti shtëpiak pasi siç tha “nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi”.

Ai tha se: “Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar flet arrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit”.


“Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë.

Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar flet arrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit.

Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka shkruar Klinaku në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Kosova ka të drejtë ta hapë njëanshëm Urën e Ibrit, por për zgjidhje afatgjate duhet përmes Brukselit

Kupchan: Kosova ka të drejtë ta hapë njëanshëm Urën e Ibrit, por për zgjidhje afatgjate duhet përmes Brukselit

Motoçiklisti nga Prizreni që çau flakët për t’iu çuar ujë zjarrfikësve në Parkun e Maleve të Sharrit

Motoçiklisti nga Prizreni që çau flakët për t’iu çuar ujë zjarrfikësve në Parkun e Maleve të Sharrit

Haxhiu: Kur PDK-ja i ka ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën plumba, LVV-ja e kundërshtonte – tash po i ndërton të serbëve

Haxhiu: Kur PDK-ja i ka ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën plumba, LVV-ja e kundërshtonte – tash po i ndërton të serbëve

Pas arratisjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Klinaku: Maqedonia do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit

Pas arratisjes së ish-pjesëtarit të UÇK-së, Klinaku: Maqedonia do që të zbatojë urdhrat e Vuçiqit

​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

Kronika e Zezë
Kastrati: Droja e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit, është nga rreziku i një sulmi rus përmes Serbisë në veri

Kastrati: Droja e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit, është nga rreziku i një sulmi rus përmes Serbisë në veri

Kalo në kategori