LAJMI I FUNDIT:

Trungjet e vjetra të Kosovës në pulla postare

Trungjet e vjetra të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka njoftuar se ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull “Monumentet natyrore – trungjet e vjetra”.

Në njoftim thuhet se nga thesari i begatshëm i trashëgimisë natyrore të Kosovës, në tri pulla postare prezantohen tre trungje të rëndësisë së veçantë natyrore dhe kulturore.

“Trungjet e gjashtë lisave të Likoshanit dhe trungu i bungëbutës në Aqarevë janë të mbrojtur nga shteti, ndërsa trungu i ahut në Gjyrishec të Kamenicës është i propozuar për mbrojtje ligjore.
Përveç vlerave natyrore, trungjet e gjashtë lisave të Likoshanit kanë edhe rëndësi historike, për arsye se dekada me radhë kanë simbolizuar qëndrueshmërinë dhe rezistencën e popullit të kësaj treve”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, trungu i bungëbutës në Aqarevë të Skenderajt dhe trungu i ahut në Gjyrishec të Kamenicës, janë monumente natyrore me karakter botanik, që përfaqësojnë llojin e drurit të fortë dhe të qëndrueshëm, me vlera të mëdha ekologjike dhe edukativo-arsimore.

Ky emision i pullave postare është realizuar me përkrahjen e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, ndërkaq në qarkullim postar do të mbetet deri në konsum të plotë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dyshohet se u morën vesh për fiksim të çmimeve, AK-ja nis hetimet kundër Art Motion, Kujtesës, Telkosit dhe ISP Broadcast

Dyshohet se u morën vesh për fiksim të çmimeve, AK-ja nis hetimet kundër Art Motion, Kujtesës, Telkosit dhe ISP Broadcast

Ekonomi
Mobilje të veçanta për një ambient të bukur në shtëpitë tuaja

Mobilje të veçanta për një ambient të bukur në shtëpitë tuaja

75-mall
Videoja jote mund të të sjellë mijëra euro: GO+ nis sfidën e madhe shpërblyese në TikTok

Videoja jote mund të të sjellë mijëra euro: GO+ nis sfidën e madhe shpërblyese në TikTok

GO+
Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence - Investimi më i zgjuar që mund të bëni për të ardhmen tuaj!

Grand Residence Prizren
Prezantimi i Albafone: Internet në gjithë botën me teknologjinë më të re eSIM

Prezantimi i Albafone: Internet në gjithë botën me teknologjinë më të re eSIM

albafoneal
Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura

Një udhëtim drejt shijes dhe shëndetit - Llojet të ndryshme të çajrave organik nga eBukura

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori